• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Wednesday, 2 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

Nuk ka tërheqje të trupave, pse Iraku është kaq i rëndësishëm për SHBA-të?

J G nga J G
9 January 2020
në Bota
0 0
0
Nuk ka tërheqje të trupave, pse Iraku është kaq i rëndësishëm për SHBA-të?
0
SHPERNDARJE
20
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Parlamenti në Bagdad kërkon tërheqjen e trupave amerikane, por Uashingtoni nuk dëshiron të heqë dorë nga pozicioni i tij në Irak. Për qeverinë e Trumpit, Iraku ka rëndësi të madhe strategjike.

Është një nga vendimet më të rëndësishme të politikës së jashtme të historisë më të re të SHBA: a duhet t’i tërheqë administrata Trump ushtarët e saj nga Iraku? Pasi ushtria amerikane vrau gjeneralin iranian Ghassem Soleimani në një sulm me dron në aeroportin e Bagdadit, tensionet mes Uashingtonit dhe Teheranit përshkallëzohen – dhe Iraku ndodhet mes fronteve. Fundjavën e kaluar, parlamenti irakian votoi për një rezolutë që kërkon që të gjitha trupat amerikane të largohen nga vendi. Një dëbim pak a shumë i sjellshëm.

Përballë seriozitetit të situatës, qasja e Shteteve të Bashkuara për këtë çështje nuk është me të vërtetë e përshtatshme – duket se dora e majtë nuk e di se çfarë po bën dora e djathtë. Të hënën mbërriti në publik një letër e ushtrisë amerikane për homologët irakianë. Në të thuhet që trupat amerikane do të “ripozicionohen”. Letra përfundon me fjalët “Ne e respektojmë vendimin tuaj të pakufizuar për të na kërkuar të tërhiqemi”. Por vetëm pak më vonë kjo u kundërshtua nga udhëheqja ushtarake: sipas Mark Milley, shefit të shtabit të SHBA, letra ishte gabim, një version i parë që nuk duhej të ishte dërguar kurrë.

A është në rrezik lufta kundër terrorizmit?

Një tërheqje e trupave nga Iraku kundërshtohet pra me vendosmëri. Prania në Irak ka një rëndësi të madhe strategjike për Shtetet e Bashkuara për disa arsye. “Nga njëra anë, në këtë mënyrë ne mund të mbajmë kontakte personale me forcat irakiane të sigurisë,” thotë Michael O’Hanlon, ekspert në Qendrën Kërkimore Brookings në Shtetet e Bashkuara. “Mund të shohim drejtpërdrejt, se cilat kuadro drejtuese janë të fortë dhe cilët janë të dobët. Në të kaluarën, në mungesën tonë, forcat e sigurisë u manipuluan me shpejtësi nga palë të ndryshme për qëllime politike.” Kjo do t’i vinte në rrezik trupat amerikane në rajon.

Një shkak tjetër është lufta kundër milicisë terroriste “Shteti Islamik” (IS). “Iraku është në gjendje që të veprojë më mirë kundër IS, sepse ne ofrojmë mbështetje ajrore ose me shërbimet e fshehta,” tha O’Hanlon, një ekspert i sigurisë kombëtare.

Po të tërhiqen papritur Shtetet e Bashkuara nga Iraku, do të jetë e vështirë të parashikosh se si do të vazhdojë lufta kundër terrorit atje. “Mund të ndodhë që forcat irakiane të vazhdojnë të ecin mirë fillimisht,” tha O’Hanlon. Por ai nuk e përjashton edhe që Shteti Islamik të përhapet. Kur trupat e SHBA u tërhoqën nga Siria veriore në tetor 2019, kjo i hapi rrugën një ofensive turke. Luftëtarët kurdë, të cilët duhej të mbroheshin kundër saj, nuk mund të ruanin njëkohësisht të burgosur militantë, dhe thuhet se disa qindra luftëtarë të IS kanë shpëtuar nga burgjet e rajonit.

Kundërpeshë rajonale për Iranin

Situata në Irak vërtet është e ndryshme. Por ekziston ende rreziku që lufta kundër milicisë terroriste të bjerë pas tërheqjes së trupave amerikane. Kështu për shembull mund të ndodhë një “kolaps në mbledhjen e informacioneve të shërbimeve të fshehta rreth ISIS”, tha vitin e kaluar Brian Katz, një ish-zyrtar i CIA, në një intervistë me Atlantic Magazine. “Njerëzit janë burimet më të mira, kur bëhet fjalë për t’i komunikuar qeverisë së SHBA qëllimet e grupeve terroriste,” tha Katz. “Dhe njerëzit kanë nevojë për afërsi dhe besim dhe për ndërtimin e marrëdhënieve në vend”, shkruan DW.

Një pikë tjetër që e bën kaq të rëndësishme prezencën në Irak të SHBA është, se Uashingtoni ndërton në këtë mënyrë një kundërpeshë për Iranin në rajon. Pikërisht në situatën aktuale, kjo mund të ketë vlerë të paçmueshme për administratën e Trumpit. “Shtetet e Bashkuara tregojnë në Irak se Irani nuk është fuqia e vetme, të cilit ai mund t’i drejtohet,” tha O’Hanlon.

Tags: CIAIrakUshtria amerikane
Postimi i mëparshëm

Mish qingji

Postimi tjetër

Haradinaj: Pikëllues lajmi për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit Morina

Të ngjajshme Postime

Mbyllet zyrtarisht “USAID”, mbi 14 milionë persona mund të vdesin nga mungesa e ndihmave
Bota

Mbyllet zyrtarisht “USAID”, mbi 14 milionë persona mund të vdesin nga mungesa e ndihmave

1 July 2025
Putini dhe Macroni diskutojnë për Iranin dhe Ukrainën në bisedën e parë pas gati tri vjetësh
Bota

Putini dhe Macroni diskutojnë për Iranin dhe Ukrainën në bisedën e parë pas gati tri vjetësh

1 July 2025
A do ta zbulojë Dalai Lama trashëgimtarin e tij kur të mbushë 90 vjeç?
Bota

A do ta zbulojë Dalai Lama trashëgimtarin e tij kur të mbushë 90 vjeç?

1 July 2025
Stuhi dhe i nxehtë ekstrem: Përmbytje në veri të Italisë, “ferr” në Spanjë e Francë
Bota

Stuhi dhe i nxehtë ekstrem: Përmbytje në veri të Italisë, “ferr” në Spanjë e Francë

1 July 2025
Reja e frikshme në një plazh në Portugali bëhet virale, çfarë është fenomeni i reve rrotulluese?
Bota

Reja e frikshme në një plazh në Portugali bëhet virale, çfarë është fenomeni i reve rrotulluese?

1 July 2025
Zjarret në Turqi/ Mbi 50 mijë qytetarë të evakuuar nga Izmiri, Manisa dhe Hatay
Bota

Zjarret në Turqi/ Mbi 50 mijë qytetarë të evakuuar nga Izmiri, Manisa dhe Hatay

1 July 2025
Postimi tjetër
Haradinaj: Pikëllues lajmi për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit Morina

Haradinaj: Pikëllues lajmi për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit Morina

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur më 27 prill ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 2 korrik ndër vite?

2 July 2025
Japrakë me mish të grirë – Receta e lehtë me shije të mrekullueshme

Japrakë me mish të grirë – Receta e lehtë me shije të mrekullueshme

2 July 2025
Moti në Kosovë, me diell

Pritet të kemi mot kryesisht me diell dhe të nxehtë veror

2 July 2025
Martesa / Si ndikon ky vendim jetësor në psikologjinë dhe mirëqenien e njerëzve?

Martesa / Si ndikon ky vendim jetësor në psikologjinë dhe mirëqenien e njerëzve?

1 July 2025
Prattipati në 249-vjetorin e pavarësisë: E kuptojmë rrugëtimin e Kosovës – historia juaj ngjan me tonën

Prattipati në 249-vjetorin e pavarësisë: E kuptojmë rrugëtimin e Kosovës – historia juaj ngjan me tonën

1 July 2025
Mbyllet zyrtarisht “USAID”, mbi 14 milionë persona mund të vdesin nga mungesa e ndihmave

Mbyllet zyrtarisht “USAID”, mbi 14 milionë persona mund të vdesin nga mungesa e ndihmave

1 July 2025
Reali çon Zonjën e Vjetër në shtëpi, e vetë niset për në çerekfinale të Botërorit

Reali çon Zonjën e Vjetër në shtëpi, e vetë niset për në çerekfinale të Botërorit

1 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu