Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një komunikate për media ka dhënë detaje për takimin në mes të Isa Mustafës dhe Albin Kurtit.
LDK njofton se supozimet e mediave për takimin e sotëm, janë të pavërteta.
Më tej, LDK thekson se në mirëbesim dhe me vullnet për të arritur marrëveshje, i ka paraqitur ofertën Vetëvendosje për bashkëqeverisje.
“Të gjitha supozimet dhe hipotezat që po qarkullojnë sonte nëpër medie rreth diskutimeve të sotme në mes të LDK dhe LVV janë të pavërteta. LDK, në mirëbesim dhe me vullnet për të arritur marrëveshje, i ka paraqitur ofertën LVV-së për bashkëqeverisje”, thuhet në njoftimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës. /InLajmi/