Tre persona mbetën të vdekur, pasi një person i armatosur hapi zjarr në një qendër tregtare në Tajlandë.
Raportohet se mes viktimave është edhe një fëmijë 2-vjeçar. Burri i maskuar u fut brenda për të grabitur argjendaritë, por përfundoi duke vrarë njerëzit që ndodheshin aty.
Fillimisht ai qëlloi për vdekje rojën e sigurisë, i cili u përpoq ta ndalte. Pas tij, ai i drejtoi armën shitëses që punonte në argjendari duke e lënë të vdekur në vend.
Mirëpo, plumbave nuk u shpëtoi as një fëmijë 2-vjeçar, i cili ishte dorë për dore me nënën e tij, transmeton Insajderi.
Ndërsa, së paku 5 persona të tjerë mbetën të plagosur rëndë dhe u dërguan menjëherë në spital.