Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump reagoi menjëherë pas sulmit të Iranit në dy baza amerikane në Irak, shkruan InLajmi.
Me anë të një statusi në profilin e tij Facebook Trump shkruan se gjithçka është në rregull dhe se përjashton viktima në radhët amerikane. Ai shpjegon se do të flasë në mëngjes në një deklaratë për mediat.
“Gjithçka është në rregull. Po janë hedhur raketa në bazën amerikane në Irak. Jemi duke bërë një rishikim të dëmeve dhe viktimave në këto orë. Deri tani gjithçka është në rregull, ne kemi trupat më të fuqishme dhe më të organizuara në botë. Në orët e para të mëngjesit do të jap një deklaratë”, shkroi Trump. /InLajmi