• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 20 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Studenti serb që ndërroi mendjen pas dy ditë qëndrimi në Kosovë

J G nga J G
8 January 2020
në Kosovë, KRYESORE
0 0
0
Studenti serb që ndërroi mendjen pas dy ditë qëndrimi në Kosovë
4
SHPERNDARJE
38
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Frika ishte ndjenja e vetme që më lidhte me Prishtinën e në përgjithësi me Kosovën, në jug të lumit Ibër. Projekti i DW-s #Generation99 ishte një shans ideal për t’u njohur vërtet me gjendjen, shkruan Andrija Lazareviq.

Me afrimin në vendkalimin administrativ në “Merdarë” (pala serbe i quan vendkalime kufitare, si vendkalime administrative – shënim i Redaksisë) forcohej edhe ndjenja e shqetësimit dhe kureshtjes së brendshme. Është pikëlluese që këtë pjesë të Kosmetit (shënim i Redaksisë: Shumë serbë dhe zyrtar të Beogradit, Kosovën e quajnë “Kosmet” apo “Kosovë e Metohi”!) e shoh per herë të parë tani pas 20 vitesh, edhe pse kam lindur atje. Deri në Prishtinë na u deshën më pak se 50 minuta. Ndjenjat e mia ndërronin. Shikoja shtëpitë e shqiptarëve dhe kërkoja dallime në të gjitha gjërat – prej numrit të dritareve e deri tek dukja e oborreve, dyqaneve…

Më në fund arritëm në Prishtinë. Përshtypja ime e parë ishte se ky qytet kishte tepër dritë, ndoshta për shkak të zbukurimeve të fundvitit apo diçka tjetër, nuk jam i sigurt. Duke shëtitur rrugëve kuptova se gati çdo gur në Prishtinë ruante historinë e para luftës. Prej godinave të fakulteteve e deri tek biblioteka dhe manastiri “Spas Hrista”, i cili gjendet në qendër të qytetit dhe që shkakton mendime të ndryshme tek shqiptarët.

Relaksimi i ngadalshëm

Nëpër Prishtinë shëtisnin të rinj, ndërsa ndjenja ime e tendosjes së brendshme ishte gjithnjë e më e vogël. Erdhi edhe kontakti i parë me shqiptarë të rinj. Së bashku kaluam një kurs të shpejtë gazetarie, për raportim me telefona celularë dhe shkëmbyem mendime për gjendjen aktuale në vend. Qasja e tyre në fillim nuk më pëlqeu. Argumentet e tyre ishin disi kontradiktore, në njërën anë bënin thirrje për paqe e në anën tjetër hidhnin të dhëna statistikore për gjakderdhjet në Kosovë e Metohi (Kosovë – shënim i Redaksisë!) gjatë vitit 1999.

Pjesërisht e kuptoj nevojën e tyre. Në mendjet tona janë ngulitur thellë rrëfimet e prindërve dhe farefisit tonë, që kanë ndikuar edhe në krijimin e opinioneve tona. Për shkak të gjërave që kanë bërë shqiptarët në të kaluarën, unë kurrë nuk kam menduar se “të gjithë shqiptarët janë fajtorë”. Ndërsa këto dy ditë i kam dhënë vetes shansin që t’i njoh më mirë shqiptarët. U binda se edhe bashkëmoshatarët e mi i kishin dhënë vetes këtë shans.

Vizita në Mitrovicë dje kalimi në “anën tonë”

Përveç Prishtinës, patëm mundësinë të vizitojmë edhe Mitrovicën e Jugut, të cilën nga pjesa veriore e ndan ura e famshme mbi lumin Ibër. U takuam me nënkryetarin e bashkisë së Mitrovicës së Jugut dhe biseduam me të – theksi i bisedës ishte e kaluara. Më pas u ndamë në disa grupe (studentët pjesëmarrës të projektit janë ndarë në disa grupe dhe kanë bërë intervista apo reportazhe të përbashkëta – shënim i Redaksisë) dhe bëmë ca intervista, aplikuam ato që mësuam për raportimin gazetaresk me telefona celularë.

Pjesa më e rëndësishme e kësaj vizite për mua ishte gjithsesi vizita në veri, ai momenti i kalimit nga njëra anë në tjetrën, në “anën tonë” të urës, kur më vërshuan emocione të shumta. Në fund të një dite shumë përmbajtësore dhe të lodhshme, u kthyem në hotel në Prishtinë.

Ndryshimi i mendimit

Koha për të përmbledhur përshtypjet. Të gjithë ne ndryshuam rrënjësisht mendimet tona brenda vetëm dy ditësh. Në pyetjen (e organizatorëve) çfarë do të bësh kur të kthehesh nga Prishtina në Beograd, u përgjiga: “Familjes time dhe miqve nesër do t’ua tregoj një histori krejt tjetër për Kosovën nga ajo që mendojnë ata”. Këtë edhe e kam bërë menjëherë pas kthimit në Beograd!

Dëshira ime është që ndriçimi i përmendur në fillim të jetë simbol i një të ardhme sa më të ndritur të mundshme dhe që rrëfimet për paqen të mos jenë vetëm rrëfime të kota politike, por të jenë realiteti ynë i ardhshëm. Në fakt, dëshiroj të jetojmë në paqe – asgjë tjetër!

Andrija Lazareviq është student i gazetarisë në Beograd, i lindur në veri të Kosovës. Ai ka lindur në Kosovë, por për herë të parë në jug të lumit Ibër ishte në kuadër të Projektit të Deutsche Welles #Generation99, ku janë mbledhur studentët e lindur në kohën e luftës së Kosovës, në vitin 1999. Vizita në Kosovë është realizuar më 12-13 dhjetor. Ndërsa më parë studentët nga Serbia dhe Kosova janë takuar për herë të parë në qershor, në Kumanovë, në 20-vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës.

Tags: Andrija LazareviqKosovaSerbi
Postimi i mëparshëm

Kurti arrin në Kuvend për t'u takuar me Mustafën

Postimi tjetër

Mustafa i shoqëruar nga Osmani e Veliu arrijnë në Kuvend, pas pak fillon takimi me Kurtin

Të ngjajshme Postime

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë
KRYESORE

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje
KRYESORE

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet
KRYESORE

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
VV replika me Ramën, ngre disa pyetje: A e ke mbështetur themelimin e Speciales?
KRYESORE

VV replika me Ramën, ngre disa pyetje: A e ke mbështetur themelimin e Speciales?

16 October 2025
“Në mbrojtje të lirisë” – protesta gjithëkombëtare nis nesër në Tiranë, shoqatat e dala nga lufta aktive në organizim
KRYESORE

“Në mbrojtje të lirisë” – protesta gjithëkombëtare nis nesër në Tiranë, shoqatat e dala nga lufta aktive në organizim

16 October 2025
KQZ-ja me detaje për verifikimin e rezultateve, përmbyllet procesi në 13 komuna
Kosovë

KQZ-ja me detaje për verifikimin e rezultateve, përmbyllet procesi në 13 komuna

16 October 2025
Postimi tjetër
Mustafa i shoqëruar nga Osmani e Veliu arrijnë në Kuvend, pas pak fillon takimi me Kurtin

Mustafa i shoqëruar nga Osmani e Veliu arrijnë në Kuvend, pas pak fillon takimi me Kurtin

Lajmet e fundit

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

16 October 2025
Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

16 October 2025
Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

16 October 2025
Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu