Lëvizja Vetëvendosje (VV) ka mbledhur sërish Kryesinë e saj.
Në selinë e VV-së kanë arritur anëtarët e kryesisë Besnik Bislimi, Rexhep Selimi, Xhelal Sveçla e të tjerë.
Kjo mbledhje është vazhdimësi e asaj të mbajtur dje, e cila është ndërprerë pasi kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kishte për t’u takuar me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa.
Në këtë mbledhje është paralajmëruar se do të diskutohet shkresa me propozimin e mandatarit qe duhet t’i dërgohet Presidentit.
Vlen të theksohet se afati kohor prej 48 orësh që presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i ofroi kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, për të nominuar kandiatin për kryeministër skadon pasditen e sotme, ndonëse, është jokushtetues.
Kujtojmë se para mbledhjes së Kryesisë kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti është takuar me përfaqësues të organizatës “Thirrjet e Nënave”.