- Dashuro me gjithë shpirt dhe me pasion. Mund të vuash, por kjo është e vetmja mënyrë për ta jetuar me të vërtetë jetën.
- Përqafoji ndryshimet, por mos i harro kurrë vlerat e tua.
- Kultivoje ndërgjegjen. Është çelësi i përjetësisë.
- Bashkëjeto të paktën gjashtë muaj, para se të martohesh.
- Beso në Zot, por mos harro kurrë ta mbyllësh makinën.
- Beso tek dashuria me shikim të parë.
- Jepu njerëzve më shumë se ç’presin dhe këtë gjë bëje me dashuri.
- Thuaj gjithmonë “Shëndet” kur dëgjon dikë që teshtin.
- Gjatë vitit, merru pak kohë me gjërat që nuk i ke bërë kurrë në jetë.
- Gjykoji sukseset e tua nga përpjekjet që ke bërë për t’i arritur.
- Mësoji përmendsh poezitë që të pëlqejnë.
- Mësoji të gjitha rolet dhe më pas braktisi disa prej tyre.
- Lexo më shumë libra dhe shiko më pak televizor.
- Në zënkat me njerëzit e zemrës, flit për të tashmen dhe mos qaj të shkuarën.
- Në një debat godit lehtë dhe mos përfshi askënd.
- Mos i beso gjithçkaje që dëgjon. Përmbahu, kur diçka të lëndon dhe më pas harroje.
- Mos i beso dikujt që nuk i mbyll sytë kur të puth.
- Mos e gjyko kurrë dikë nga familja e tij.
- Mos e ndërprit kurrë dikë që të lajkaton, por pyete veten se ç’qëllim ka.
- Mos lejo që një zënkë e vogël të prishë një miqësi të madhe.
- Mos qesh me ëndrrat e askujt.
- Flit ngadalë, por mendo shpejt.
- Rri vetëm herë pas here.
- Shiko punët e tua.
- Lutu: Lutja ka një forcë të pamatashme.
- Shikoje në sy dikë, kur i kërkon falje.
- Mendohu para se të thuash “Të dua”.
- Kur dikush të bën një pyetje mos iu përgjigj kurrë me pyetjen: “Pse do ta dish?”
- Qesh kur përgjigjesh në telefon. Ai që të merr në telefon do ta kuptojë nga zëri.
- Kur humbet, mos harro kurrë çka mësove nga humbja.
- Kur e kupton se ke bërë gabim, tërhiqu.
- Mos harro se dashuritë dhe fitoret e mëdha janë të rrezikshme.
- Mos harro se karakteri yt është fati yt.
- Mos harro se marrëdhënia më e bukur është kur dashuria që jep, është më e madhe se dashuria që merr.
- Mos harro se ndonjëherë është fat i madh të mos arrish atë që do.
- Mos harro se ndonjëherë heshtja është përgjigjja e duhur.
- Mos harro “RRP-në”- Respekt për veten. Respekt për të tjerët. Përgjegjësi për çdo veprim.
- Lexo mes rreshtave.
- Po pate shumë para, përdori për të ndihmuar të tjerët, për sa kohë je gjallë. Është kënaqësia më e madhe që mund të të falë pasuria.
- Sillu mirë me Tokën.
- Martohu me dikë që të pëlqen bisedosh. Kur të plakesh biseda do të jetë më e rëndësishme se gjithçka tjetër.
- Merre në telefon mamanë dhe nëse të ka vdekur lutu ndonjëherë për të.
- Atmosfera e dashurisë në shtëpi është shumë e rëndësishme. Bëj gjithçka që të kesh harmoni dhe qetësi në familjen tënde, transmeton telegrafi.com.
- Jetoje mirë dhe me ndershmëri jetën. Kur të plakesh dhe të mendosh për të shkuarën, do të ndihesh mirë për herë të dytë.
Nga: H. Jackson Brown Jr.
Përktheu: Elona Caslli