Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka mbështetur SHBA-në pas sulmit që shteti iranian e bëri kundrejt bazave amerikane ushtarake, shkruna InLajmi.
Ai ka thënë se përkrahja për SHBA-në është e palëkundur dhe se e dënon sulmin e Iranit i cili e vlerëson si akt të rëndë e agresion ndaj shtetit amerikan.
Postimi i plotë:
Kosova qëndron e palëkundur në mbeshtetje dhe përkrahje te ShBA-ve.
E dënojmë sulmin e Iranit ndaj bazave ushtarake amerikane në Irak dhe e vlerësojmë këtë sulm si akt i rëndë agresioni ndaj ShBA-ve.
Njëkohësisht institucionet e Kosovës, janë duke i përcjellur me vëmendje këto zhvillime që prekin edhe jetën e qytetarëve tanë, të cilët punojnë përkrah trupave amerikane në këto baza.
Qeveria e vendit qëndron përkrah ShBA-ve, në ofrimin e paqes dhe sigurisë ne botë. /InLajmi/