Ledri Vula ka bërë një veprim të papritur në Instagram.
Ledri Vula është njëri ndër artistët më të suksesshëm të industrisë së muzikës shqiptare.
Reperi është i ndjekur prej më shumë se 1 milion ndjekësve në Instagram, rrjet në të cilin i mban të informuar fansat për të rejat rreth tij.
Por, së fundi ai ka fshirë gjithçka nga ky rrjet, duke e lënë vetëm një fotografi dhe nuk ka dhënë asnjë sqarim.
Se a po paralajmëron reperi një etapë të re në karrierën e tij apo fshihet diçka tjetër pas këtij veprimi, mbetet të shihet ditëve në vijim.