Me rastin e Krishtlindjes ortodokse, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka dërguar një telegram urimi.
Ai ka uruar që ky vit të jetë i mbarë dhe të promovojë tolerancë e mirëkuptim.
Telegrami i tij:
Të gjithë besimtarëve ortodoks dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës, ju shpreh urimet më të sinqerta për festën e Krishtlindjes ortodokse.
Le të jetë vit i mbarë me plotë begati, duke promovuar vlera humane dhe tolerancë mirëkuptimi mes njerëzve pa dallim. Shëndet, paqe dhe lumturi në familjet tuaja.
Këto festa le të jenë momente reflektimi, për të dashur dhe respektuar njëri-tjetrin dhe për të jetuar në paqe dhe harmoni ndërfetare.
Për shumë mote, Krishlindja! /InLajmi