Bashkësia Islame e Kosovës është distancuar nga Igballe Berisha-Huduti.
Në njoftimin e BIK-ut bëhet e ditur se ajo asnjëherë nuk ka qenë punëtore në këtë institucion.
Tutje në njoftim thuhet se deklaratat e saj s’kanë asgjë të përbashkët me BIK-un.
“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton opinionin e gjerë se znj. Igballe Berisha- Huduti, asnjëherë nuk ka qenë punëtore e Bashkësisë Islame të Kosovës dhe rrjedhimisht deklaratat, qëndrimet, opinionet dhe predikimet e saj nuk kanë asgjë të përbashkët me Bashkësinë Islame të Kosovës dhe as me interpretimin dhe mësimet tradicionalet të fesë islame të aplikuara ndër ne me shekuj. Për më tepër, siç dihet tashmë, personi në fjalë ka predikuar doktrinën shiite e panjohur ndër ne më parë”- shkruan në njoftimin e Bashkësisë Islame të Kosovës përcjellë Klan Kosova.
Sipas raportimit të mediave ajo është një predikuese e dyshimtë fetare në Kosovë.