Presidenti amerikan, Donald Trump, ka uruar kryeministrin në largim të Kosovës, Ramush Haradinajn, për festat e fundvitit.
Këtë e ka bërë të ditur vet Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij Facebook.
Postimi i plotë i Haradinajt:
I nderuar të pranoj letër urimi për festat e fundvitit nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Në kohën kur vëmendja e SHBA-së është e përqendruar në luftën kundër terrorizmit dhe rritjes së saj, Kosova qëndron e palëkundur në koalicionin global të udhëhequr nga Amerika.
Marrëdhënia e Kosovës me ShBA’ në, nuk është vetëm një raport bilateral ndërmjet dy vendeve, por është speciale dhe e përhershme. Kjo marrëdhënie e fuqishme dëshmohet edhe me këto urime por edhe më lidhjet që kemi krijuar tash e sa kohë, e për të cilat ne jemi përherë mirënjohës.
Zoti e bekoftë Kosovën, Zoti i bekoftë SHBA-të! /InLajmi