Sot me 6 janar pritet të vijnë pelegrinë serb në Kishën Ortodokse në Gjakovë.
Për të kundërshtuar ardhjen e tyre, shumë familje të personave të vrarë e të zhdukur por edhe qytetarë të tjerë janë mbledhur që nga ora 08:30 para kishës për të protestuar, shkruan InLajmi.
Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që protestohet kundër ardhjes së pelegrinëve serb në Kishën Ortodokse në Gjakovë dhe në qytetet e tjera të vendit tonë. Kjo është e padrejtë dhe provokim për qytetarët./InLajmi