Pretendenti për kryeministër, Albin Kurti ka folur para mediave pas përfundimit të takimit me presidentin Hashim Thaçin ka thënë se ka pasur vetëm takim konsultativ derisa ka deklaruar që ende nuk e ka pranuar mandatin për formimin e qeverisë.
Takimi ndërmjet Albin Kurtit dhe presidentit Hashim Thaçi ka përfunduar për më pak se një çerek ore.
“Ky ishte një takim i shkurtër konsultativ pa efekte juridike lidhur me fazën e ardhshme te formimit të institucioneve. Presidenti kërkoi që ne ta bëjmë propozimin…për këtë kërkesë të presidentit do raportojë në kryesine e LVV-së”, ka thënë Kurti pas takimit.
Ai ka thënë se do të raportojë në VV dhe pa caktuar ndonjë afat kohor do ta propozojnë kandidatin për kryeministër./InLajmi/