Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar të gjithë qytetarët e besimit ortodoks në Kosovë, festën e Krishtlindjeve.
Konjufca përmes njw shkrimi uron për më shumë paqe, mbarësi, begati, tolerancë e respekt ndërnjerëzor të gjithë besimtarët ortodoks.
Urimi i kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca:
“Uroj që kjo ditë feste të shërbejë si motiv shtesë për të shpalosur ndjenjat e dashurisë ndaj njëri-tjetrit, të respektit ndaj besimeve të ndryshme në Republikën tonë, e të angazhimit për të punuar së bashku për ndërtimin e një të ardhmeje më të begatë, në paqe e harmoni”. /InLajmi/