Takimi i sotëm mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për mundësinë e krijimit të qeverisë, doli të jetë vetëm një takim konsultativ pa ndonjë zgjidhje.
Pas zhvillimeve të sotme, analistët vlerësojnë se Albin Kurti nuk është i gatshëm të marrë përgjegjësi dhe ta udhëheq Qeverinë e Kosovës.
Madje analisti Fisnik Halimi tha se arsye e vetme, është marrëveshja me Serbinë. “Z.Kurti është i vetëdijshëm se do të duhej të nënshkruajnë marrëveshjen përfundimtare me Serbinë. Ai nuk është i gatshëm që të shkojë dhe t’i japë fund dialogut Kosovë-Serbi, me kornizat të cilat janë të vendosura nga ShBA”, tha Halimi, raporton RTK.
Nëse nuk arrihet marrëveshja mes LDK-së dhe VV-së, sipas politologut Adrian Kastrati, zgjidhja do të ishte qeveria teknike. “Frika e cila përshkon Kurtit fillon nga dialogu dhe nga problemet që janë grumbulluar në Kosovë, ai për atë nuk guxon. Nëse nuk mund të krijojë Kurti qeverinë brenda kohës, presidenti ka mundësi të konsultohej me partinë e dytë që është LDK-ja”, tha ai.
Nuk besojnë që Kurti është i gatshëm ta marrë mandatin për udhëheqje
Nuk besojnë që Kurti është i gatshëm ta marrë mandatin për udhëheqje
Posted by RTK on Monday, January 6, 2020