Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj pas mbledhjes së Grupit Parlamentar ka thënë se i takon kryetarit të partisë dhe Vjosa Osmanit që të vendosin për koalicionin me VV-në.
Zemaj është pyetur nëse e kanë parë videon e Albin Kurtit ku cakton edhe emrat e ministrave tha se nuk e kanë parë një video të tillë, për të cilat tha se nuk janë risi te Vetëvendosja.
“Ju takon kryetarit të partisë dhe bartëses së listës zonja Osmani për ecurinë qoftë krijimit të koalicionit apo hapave të mëtutjeshëm”
“Nuk kam pa video, nuk e kemi pa. Këto video mesazhet nuk janë risi nga VV- ja. Sapo dolëm nga takimi. Tash është kryesia deputetet shprehin qëndrimet e tyre”, ka thënë ai./InLajmi/