Hillary Clinton është emëruar rektore e re e Universitetit “Queen” në Belfast, në Irlandën e Veriut.
Ish zonja e parë e SHBA-së dhe ish sekretarja e Shtetit dhe senatorja është emëruar rektorja e 11-të e universitetit dhe gruaja e parë që ka marrë këtë titull.
Clinton, e cila nuk arriti të fitonte zgjedhjet presidenciale në SHBA zotëron një doktoratë nderi nga Universiteti “Queen”. Ajo do të shërbejë si rektore e universitetit për një mandat pesëvjeçar, transmeton Koha.net.
Clinton vizitoi Irlandën e Veriut në vitin 1995 si bashkëshortja e presidentit të atëhershëm Bill Clinton. Bill Clinton ishte presidenti i parë amerikan që vizitoi vendin gjatë mandatit të tij.