• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 22 December, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Papunësia në Kosovë po i detyron mjekët të ikin në BE

J G nga J G
5 January 2020
në Kosovë, KRYESORE
0 0
0
Papunësia në Kosovë po i detyron mjekët të ikin në BE
3
SHPERNDARJE
18
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Më shumë se 600 mjekë në Kosovë janë të papunë, prej të cilëve, sipas statistikave të Odës së Mjekëve të Kosovës, 60 janë mjekë specialistë.

Institucionet publike shëndetësore, në anën tjetër, kanë kumtuar se kanë nevojë edhe për 5 mijë mjekë të rinj që të punësohen.

Ndërkohë në Odën e Mjekëve të Kosovës, gjatë vitit 2019, thuhet se 115 mjekë kanë kërkuar dokumente për punësim jashtë Kosovës.

Numri më i madh i tyre, bazuar në Odën e Mjekëve, kanë qenë mjekë të rinj, të cilët nuk kanë mundur të punësohen në Kosovë në profesionin e tyre, ndonëse sistemi shëndetësorë ka mungesë të vazhdueshme të mjekëve.

Aktualisht, Kosova nuk ka numër të saktë të mjekëve të cilët e kanë lëshuar vendin për të punuar në shtetet e Bashkimit Evropian apo edhe më larg.

Gjatë vitit 2018, kanë qenë 110 mjekë që kanë kërkuar në Odën e Mjekëve certifikata që u duhet për punësim jashtë vendit.

Kështu thotë Pleurat Sejdiu, kryetar i Odës së Mjekëve të Kosovës, i cili i tha Radios Evropa e Lirë se ndonëse nuk dihet se sa mjekë kanë ikur jashtë vendit, tendenca e tyre për punësim në vendet e Bashkimit Evropian, posaçërisht në Gjermani, është në rritje.

“Për vitin 2019 kemi pasur 115 kërkesa për certifikata për punësim jashtë vendit, por nëse e shohim se sa mjekë po o ndjekin kurset e gjuhëve të huaja, numri është ekstrem i madh dhe në bazë të kësaj shohim që pritjet janë se mund të ketë një ikje edhe më e madhe”, thekson Sejdiu.

“Rreth 95 për qind e mjekëve që kanë kërkuar certifikata, janë mjekë të përgjithshëm dhe mjekë të papunë. Pra, këta mjekë kanë qenë duke pritur punësimin (në Kosovë), i cili nuk ka ndodhur dhe kanë ikur jashtë vendit”, tha Sejdiu.

Sipas Sejdiut, ndonëse sistemi publik shëndetësorë ka nevojë për mjekë, meqë ka mungesë të tyre në të gjitha fushat mjekësore, punësimi nuk ndodh për shumë arsye.

“Mendoj se është mungesa e një qasje më strategjike dhe jo e buxhetit, pasi ai mund të ribuxhetohet në bazë të prioriteteve. Por, nuk ka një koordinim të mirë mes komunave dhe ministrive, andaj edhe mjekët mbesin pa punë në Kosovë”, tha Sejdiu.

Në anën tjetër, Blerim Syla, kryetar i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, tha se një mjek specialist shtetit të Kosovës i kushton më shumë se 100 mijë euro që ta shkollohet, derisa shton se më pas nuk kanë një strategji të qartë se si do të punësohen ata.

Syla thotë se vetëm shteti gjerman është duke i kërkuar deri në 100 mijë mjekë në vit, andaj ky shtet, sipas tij, ka edhe programe të veçanta për t’i rekrutuar mjekët.

“Kemi shpresuar që kalon Ligji i pagave, ku është trajtuar edhe çështja e mjekëve të rinj, të posa-diplomuar dhe fatkeqësisht ky ligj ka përfunduar në Gjykatën Kushtetuese. Ndërkohë kemi mungesë mjekësh në shumë vende të Kosovës. Por, punësimi nuk po ndodh, derisa interesimi i vendeve të ndryshme në botë është shumë i madh për rekrutim të mjekëve”, thotë Syla.

“Në hulumtimin fundit që e kemi bërë si sindikatë ka rezultuar se rreth 500 mjekë e kanë lëshuar Kosovën për punë dhe kushte të punës më të mira. Por, numri i saktë se sa mjekë ikin nga Kosova nuk dihet, pasi jo të gjithë lajmërohen se po shkojnë, përpos ata që lajmërohen në Odën e Mjekëve. Ndërkaq, sa i përket infermierëve janë dy deri në tre në ditë që e lëshojnë Kosovën”, tha Syla.

Ndryshe, një mjek specialist paguhet me 600 euro në muaj. Profesionistët shëndetësorë në Kosovë, në vazhdimësi kanë kërkuar që t’u rriten pagat. Me Ligjin e ri të pagave ishte paraparë që mjeku specialist të paguhet me rreth 1200 euro në muaj.

Pagat me rritje ishte paraparë t’i marrin në muajin dhjetor të vitit 2019. Megjithëkëtë jo vetëm profesionistët shëndetësorë, por rreth 82 mijë persona që paguhen nga buxheti i Kosovës, do të vazhdojnë t’i marrin pagat e njëjta, pa rritje, deri në muajin mars të vitit të ardhshëm, pasi që Gjykata Kushtetuese pas kërkesës së parashtruar nga Avokati i Popullit, e ka pezulluar zbatimin e ligjit.

Ndërkohë, Blerim Syla shton se pasojat do të shihen pas rreth pesë vjetësh, pasi ikja e mjekëve, mospunësimi i mjekëve të rinj dhe mosha mesatare e mjekëve aktualë në Kosovë që tashmë ka arritur 53 vjeç, sipas tij, do ta sjellë Kosovën në një gjendje të palakueshme.

“Plakja te mjekët është marramendëse. Rreth 53 vjeç është mosha mesatare, derisa rritje të vendeve të punës nuk po ka. Mendoj se pacientët do ta pësojnë dhe mungesa e mjekëve do të bëhet problem, ku pacientit do t’i duhet të udhëtojë me kilometra për ta takuar një mjek specialist në të ardhmen, nëse vazhdon ky trend”, tha Syla.

Njëri nga mjekët që tashmë ka vendosur ta lëshojë Kosovën është edhe Yll Mehmeti.

Ylli është mjek radiolog, i cili ka vendosur të punojë në Gjermani në profesionin e tij, siç thotë ai, me kushte dhe pagë më të mirë.

“Për të krijuar kontakte me cilindo shtet, për t’u punësuar si mjek, është shumë e lehtë, pasi atje kërkohen shumë mjekë. Vetëm gjuha është një faktor shumë i rëndësishëm, që duhet ta flasësh, tjerat janë shumë jo relevante për të gjetur punë dhe të sistemohesh, sidomos në Gjermani, aty ku edhe unë kam vendosur të shkoj. Ka shumë faktorë që më kanë bërë të krijoj këtë bindje për ta lëshuar Kosovën. E para dhe më kryesorja është perspektiva që ofrojnë vendet e perëndimit, në këtë rast Gjermania dhe normalisht të ardhurat janë më të mira në krahasim me vendin tonë”, tha Mehmeti.

Në Ministrinë e Shëndetësisë, drejtori i informimit, Faik Hoti thotë se punësimi është i lidhur me nevojat që i kanë institucionet shëndetësore dhe buxhetin në dispozicion për punësimin e mjekëve.

“Një problem që e ka shoqëruar punësimin e mjekëve në kohë optimale pas licencimit të tyre është se ka institucione që janë të ngarkuara me profile të caktuara, ndërsa kanë mungesë të disa profileve specifike, sikur që interesimi i mjekëve është shumë më i madh për të punuar në zona urbane e shumë më pak në zona rurale”, tha Hoti.

“Po ashtu, është fakt i njohur se për vite të tëra nuk ka pasur një harmonizim midis kërkesave të institucioneve shëndetësore për mjekë dhe numrit të studentëve të regjistruar në mjekësi, që do të thotë se një resor, duke lejuar numër më të madh të studentëve në mjekësi, e ka futur në presion resorin tjetër për t’i punësuar ata pas diplomimit si mjekë”, tha Hoti, shkruan Radion Evropa e Lirë.

Hoti shtoi se megjithëkëtë duke e parë nevojën e ruajtjes së kuadrit mjekësor në vend dhe zhvillimit të sektorit shëndetësor, Ministria e Shëndetësisë është duke finalizuar Planin Strategjik të resurseve humane në shëndetësi dhe është e pritshme që një numër i konsideruar i mjekëve të papunë do të angazhohen në punë në vitin 2020.

Tags: Avokati i PopullitBlerim Syla
Postimi i mëparshëm

Rexhep Qosja flet për kërkesat e LDK-së ndaj VV-së

Postimi tjetër

Zjarret në Australi mund të vazhdojnë edhe për disa muaj

Të ngjajshme Postime

Kongresi “i fshesës”, Ali Ahmeti reformon BDI-në: Do të largojë shumë emra kyç
KRYESORE

Kongresi “i fshesës”, Ali Ahmeti reformon BDI-në: Do të largojë shumë emra kyç

20 December 2025
Nis ardhja e bashkatdhetarëve, deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë
KRYESORE

Nis ardhja e bashkatdhetarëve, deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë

20 December 2025
Gjykata rrëzon aktakuzën ndaj Faton Klinakut për kanosjen e Kurtit, procedura vazhdon vetëm ndaj Nuredin Selmanit
Kosovë

Gjykata rrëzon aktakuzën ndaj Faton Klinakut për kanosjen e Kurtit, procedura vazhdon vetëm ndaj Nuredin Selmanit

19 December 2025
Haliti: Gabimet e rënda të Kurtit do duhej të trajtoheshin nga gjykatat
KRYESORE

Haliti: Gabimet e rënda të Kurtit do duhej të trajtoheshin nga gjykatat

18 December 2025
Bedri Hamza: Tani është koha për bashkim, PDK është zgjidhja për ta çuar Kosovën përpara
KRYESORE

Bedri Hamza: Tani është koha për bashkim, PDK është zgjidhja për ta çuar Kosovën përpara

17 December 2025
Kurti polemizon me gazetaren serbe: S’ka kryeministër të Republikës së Kosovës që ka folur serbisht më shumë se unë
KRYESORE

Kurti polemizon me gazetaren serbe: S’ka kryeministër të Republikës së Kosovës që ka folur serbisht më shumë se unë

17 December 2025
Postimi tjetër
Zjarret në Australi mund të vazhdojnë edhe për disa muaj

Zjarret në Australi mund të vazhdojnë edhe për disa muaj

Lajmet e fundit

Kandidati për deputet Paçarizi nga PDK është shprehur i lumtur me përkrahjen që po merr në çdo fshat e lagje të Prizrenit

Kandidati për deputet Paçarizi nga PDK është shprehur i lumtur me përkrahjen që po merr në çdo fshat e lagje të Prizrenit

21 December 2025
Kandidatët për deputet nga PDK, Fetah Paçarizi mbajti një sërë takimesh me qytetarët e komunës së Prizrenit

Kandidatët për deputet nga PDK, Fetah Paçarizi mbajti një sërë takimesh me qytetarët e komunës së Prizrenit

20 December 2025
Kongresi “i fshesës”, Ali Ahmeti reformon BDI-në: Do të largojë shumë emra kyç

Kongresi “i fshesës”, Ali Ahmeti reformon BDI-në: Do të largojë shumë emra kyç

20 December 2025
FIFA ndëshkon përsëri Al-Nassr me ndalim transferimesh

FIFA ndëshkon përsëri Al-Nassr me ndalim transferimesh

20 December 2025
Në Bangladesh u vunë flakën redaksive të gazetave më të mëdha – gazetarët mbetën të bllokuar në çati

Në Bangladesh u vunë flakën redaksive të gazetave më të mëdha – gazetarët mbetën të bllokuar në çati

20 December 2025
Pse u largua familja Trump nga projekti në Beograd?

Pse u largua familja Trump nga projekti në Beograd?

20 December 2025
“Është e vdekur”, Bes Kallaku flet për divorcin me Xhensila Myrtezajn – fansat të shqetësuar për gjendjen e tij emocionale

“Është e vdekur”, Bes Kallaku flet për divorcin me Xhensila Myrtezajn – fansat të shqetësuar për gjendjen e tij emocionale

20 December 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu