Zakonisht radiologët humbasin 20% të rasteve me kancer gjiri në mamografi dhe gjysma e femrave që kryejnë skanime përgjatë një periudhe 10 vjeçare të paktën një herë nuk arrijnë ta identifikojnë.
Një sistem i inteligjencës artificiale krijuar nga Google ka provuar se posedon ekspertizën e një radiologu për të zbuluar se cila femër kishte kancer të gjirit bazuar në dy mamografi.
Studimi i publikuar nga gazeta Nature ditën e Mërkure, tregon potencialin e inteligjencës artificiale për të përmirësuar zbulimin e kancerit të gjirit, një sëmundje e cila prek një në 8 femra në mbarë botën.
Zakonisht radiologët humbasin 20% të rasteve me kancer gjiri në mamografi dhe gjysma e femrave që kryejnë skanime përgjatë një periudhe 10 vjeçare të paktën një herë nuk arrijnë ta identifikojnë.
Zbulimet e studimit përfaqësojnë një arritje të madhe për inteligjencën artificiale. Ekipi i studiuesve testoi me 25,856 mamografi në Britani dhe 3,097 në SHBA dhe sistemi kishte një marxhinë gabimi prej vetëm 5.7%.
Sot gjendemi përballë një revolucioni ku kompjuterët janë të aftë të marrin vendime të mirë informuara dhe të sakta.
Por studimi kishte disa kufizime. Shumica e testimeve u realizuan me të njëjtën pajisje skanimi dhe shumica e pacientëve mamografitë e të cilëve u testuan ishin raste të konfirmuar kanceri.