• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Sunday, 3 August, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Edita Tahiri: Pa konsensus nuk ka paqe me Serbinë

V E nga V E
5 January 2020
në KRYESORE, Politikë
0 0
0
Edita Tahiri: Pa konsensus nuk ka paqe me Serbinë
8
SHPERNDARJE
30
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Taksa e vendosur ndaj produkteve që vijnë nga Serbia dhe Bosnja ka bërë që procesi i dialogut të stagnojë. Përfaqësuesit e të dyja shteteve nuk kanë zhvilluar asnjë takim në kuadër të këtij procesi.

Ndonëse vazhdimisht është bërë thirrje nga ndërkombëtarët që taksa të pezullohet e të vazhdohet me dialog, pala kosovare nuk ka marrë për bazë këtë, pas bllokadës së dialogut nga Serbia.

“Edhe ShBA-ja dhe Bashkimi Evropian duhet të jenë ndërmjetësuese të këtij dialogu. Ne si Qeveri në vitin 2014 e kemi dorëzuar platformën për fazën finale për një marrëveshje paqësore ku e kërkojmë decidivisht që të dyja duhet të jenë pjesë e dialogut”.

Ish-Udhëheqësja e dialogut teknik është shprehur se presidenti nuk ka autorizim për të udhëhequr dialogun me Serbinë dhe se Qeveria Haradinaj ka shkelur Kushtetutën pasi nuk e zbatoi të drejtën për të udhëhequr atë.

“Presidenti nuk ka autorizime për dialogun, Kuvendi i Kosovës e ka autorizuar Qeverinë që të udhëheqë dialogun, tani pse kjo Qeveri që po shkon nuk e zbatoi këtë të drejtë dhe e shkeli kushtetutën është çështje që duhet të bisedonim me ta. Është sërish Kuvendi i Kosovës ai që duhet ta autorizoj delegacionin e Republikës së Kosovës për dialog”.

Edhe Demush Shasha, nga Instituti EKIP, thotë se pas vendimit të Kushtetueses dialogun duhet ta udhëheq kreu i Qeverisë, duke shtuar se vendit i duhet konsensus nacional për këtë proces.

“Nuk ka rrugë tjetër përveç një konsensusi nacional për trajtimin e temave që do të diskutojnë me Serbinë”.

“Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese konsideroj se ky debat është përmbyllur dhe duhet të veprohet në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese respektivisht që kryeministri të jetë ai i cili udhëheq dialogun”.

Jeta Krasniqi, nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) thotë se mosnjohja e Kosovës nga pesë vendet anëtare ndikon në procesin e dialogut me Serbinë.

“Kur e shohim marrëdhënien e Kosovës me BE-në, mund të themi që është një marrëdhënie shumë e komplikuar në kuptimin që Kosova nuk njihet nga pesë shtetet e BE-së dhe sinjale jo pozitive për agjendën e zgjerimit mund të ndikojë drejtpërdrejtë dhe në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, pasi ne e dimë që ky proces është i ndërlidhur me agjendën evropiane të dyjave shteteve dhe nëse nuk ka garanci dhe nuk ka të themi edhe një gatishmëri që BE-ja të përmbushë pjesën e obligimeve të tyre, atëherë mund të ketë dhe ngecje drejtpërdrejtë edhe në këtë proces”.

Ajo thotë se nuk ka gatishmëri të BE-së për të përmbushur pjesën e obligimeve të tyre, duke krijuar kushtet të barabartat dhe mundësi integrimi për Kosovën.

“Është më se e nevojshme që edhe në kuadër të procesit të dialogut Kosovë-Serbi, kjo çështje të zgjidhet, të kërkohet nga ana e BE-së që na fakt ata si BE-në, kuptimin në Parlament, Komision edhe vetë Këshilli të ndërmarrin veprime të cilat do qonin deri te njohja nga këto pesë shtete jo njohëse”.

Përderisa Përparim Kryeziu nga Grupi për Studime Politike dhe Juridike (GLSP), thotë se Qeveria e re duhet të ketë qëllim tri elemente kur të rifillojë dialogun e Serbinë, e para që ky proces të trajtohet si përgjegjësi kombëtare.

Më pas sipas tij, në dialog duhet të ketë pajtueshmëri të përgjithshme nga spektri politik dhe se në këtë proces nuk duhet të trajtohen temat që prekin interesin e vendit.

“Qeveria e re e Republikës së Kosovës duhet t’i ketë për qëllim tri elemente kryesore kurdo që të rifillojë dialogu. E para duhet ta trajtojë dialogun si përgjegjësi kombëtare në kuptimin e përgjegjësisë që institucionet shtetërore kanë përfaqësimin e interesave kryesore të Republikës së Kosovës dhe ta trajtojë atë si një nga kanalet e mundshme nëpërmjet të cilës do të përfundojë përfundimisht shtetësia e Kosovës”.

“Së dyti duhet të këmbëngulë në pajtueshmërinë e gjerë dhe kur e them këtë e kam në mendje faktin dhe përgjegjësinë që i takon pozitës parlamentare apo shumicës parlamentare që të përfshijë opozitën parlamentare në një bashkëpunim dhe diskutim përmbajtjesor sa i përket temave të dialogut dhe së treti duhet që ta ketë kujdes që në dialog të mos diskutohen çështjet cilat janë kundër interesave të Kosovës dhe e cenojnë shtetësinë e Kosovës sikurse që kanë qenë në dy vitet e fundit çështja e asociacionit të komunave dhe kjo e fundit çështja e diskutimit mbi ripërcaktimin e kufijve”.

Kryeziu thotë se edhe përkundër presionit ndërkombëtar pritshmërit janë të vogla që ky proces të përfundojë brenda dy vjetësh, për shkak të zhvillimeve në të dyja vendet.

“Unë mendoj që presioni ndërkombëtar është mbi kërkesën për ta rifilluar dialogun dhe jo domosdoshmëritë për ta përfunduar atë dhe unë nuk kam as më të voglat pritshmërinë që ky proces do të përfundojë në të ardhmen e afërt e aq më pak brenda një viti apo dy pasi që të gjitha zhvillimit politike na dërgon deri te përfundimi që tash më nuk ka një disponim të atillë dhe nuk ka kushte të atilla. Gjithsesi presioni do të vazhdojë që dialogu të rifillojë dhe rifillimi i dialogut është një sukses në vete drejt angazhimit që duhet të marr për përfundimin e tij”.

Ai thotë se Kosova ka bërë gabim strategjik, duke faktorizuar rolin e Serbisë në këtë proces, duke shtuar se nuk ka pasur një strategji të qatë e cila do të mbronte interesin e vendit në rrafshin ndërkombëtar.

“Ky ka qenë një gabim strategjik që Kosova e ka bërë që nga fillimi i dialogut politik në vitin 2013 duke e faktorizuar rolin e Serbisë në dialog dhe njohjen e Serbisë si vula e fundit e përfundimit të shtetësisë së Kosovës dhe rrjedhimisht këto janë pasojat që sot po i vuajmë duke qenë se për asnjë moment nuk ka pasur një strategji të çartë dhe koherente e cila do të mbronte interesat e Kosovës në rrafshin ndërkombëtar sikurse edhe në raport me Serbinë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi”, shkruan Telegrafi

Kryeziu potencon se BE-ja nuk ka qenë shumë e zëshme ndaj kampanjës së Serbisë kundër shtetësisë së Kosovës.

Prandaj sipas tij, BE-ja si një ndërmjetësues duhet të ketë trajtim të barabartë ndërmjet të dy palëve të përfshira në dialog.

 

Tags: KonsensusKosovaSerbia
Postimi i mëparshëm

Gjumi dhe rëndësia që ka, i pazevendësueshmi i veprimtarisë sonë jetësore

Postimi tjetër

Brenda natës në Shkodër dy shpërthime

Të ngjajshme Postime

Gashi nga LDK godet Gjykatën Speciale që po shërbehet me materiale nga Serbia: Shkelje e rëndë, Kuvendi të veprojë
Politikë

Gashi nga LDK godet Gjykatën Speciale që po shërbehet me materiale nga Serbia: Shkelje e rëndë, Kuvendi të veprojë

1 August 2025
QKUK, largohet nga detyra e u.d. të drejtorit Osman Hajdari, vendin e tij e zë Mentor Zejnullahu
KRYESORE

QKUK, largohet nga detyra e u.d. të drejtorit Osman Hajdari, vendin e tij e zë Mentor Zejnullahu

1 August 2025
Bajrami: Të gjitha partitë kemi ofruar kompromise, vetëm Vetëvendosje s’ka pranuar
Politikë

Bajrami: Të gjitha partitë kemi ofruar kompromise, vetëm Vetëvendosje s’ka pranuar

1 August 2025
Brahimaj: Kurti ka interes ta mbajë këtë gjendje për të kapur çdo nivel të institucioneve
KRYESORE

Brahimaj: Kurti ka interes ta mbajë këtë gjendje për të kapur çdo nivel të institucioneve

1 August 2025
Ajvazi: Kemi dyfishim të importeve të Serbisë në Kosovë
KRYESORE

Ajvazi: Kemi dyfishim të importeve të Serbisë në Kosovë

31 July 2025
Isa Mustafa: VV s’i ka votat, po e uzurpon Kuvendin – opozita s’mundet kështu ‘s’të dua ty në pushtet, s’e dua as vetvetën’
KRYESORE

Isa Mustafa: VV s’i ka votat, po e uzurpon Kuvendin – opozita s’mundet kështu ‘s’të dua ty në pushtet, s’e dua as vetvetën’

30 July 2025
Postimi tjetër
Brenda natës në Shkodër dy shpërthime

Brenda natës në Shkodër dy shpërthime

Lajmet e fundit

Muharrem Kurti pasues i shkollës së njohur letrare të Gjakovës! 

Muharrem Kurti pasues i shkollës së njohur letrare të Gjakovës!

2 August 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 2 gusht ndër vite?

2 August 2025
Si të përgatisni gurabiet e famshme të kuqe

Si të përgatisni gurabiet e famshme të kuqe

2 August 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell dhe vranësira të pakta lokale – Do të jetë mjaft nxehtë

2 August 2025
9 gjëra që ndodhin kur bie në dashuri për herë të dytë

9 gjëra që ndodhin kur bie në dashuri për herë të dytë

2 August 2025
Barcelona i thotë lamtumirë transferimit të ëndrrave

Barcelona i thotë lamtumirë transferimit të ëndrrave

2 August 2025
Duas në skenën e ‘Sunny Hill’ i bashkohet edhe baba i saj Dukagjini, këndojnë këngën ‘Era’ nga Gjurmët

Duas në skenën e ‘Sunny Hill’ i bashkohet edhe baba i saj Dukagjini, këndojnë këngën ‘Era’ nga Gjurmët

2 August 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu