Një veturë është djegur në magjistralen Pejë-Prishtinë, më saktësisht tek vendi i quajtur “Kroi i Mbretit”.
Në këtë foto të dërguar në Gazetën Express shihet se si vetura është djegur e tëra në rrugë.
Njësitet e policisë janë të pranishme në vend dhe po merren me rastin.
Ende nuk ka të dhëna zyrtare dhe nuk dihet a ka të lënduar nga ky rast.
