• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Wednesday, 24 September, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

65 vite tension mes SHBA-së dhe Iranit

J G nga J G
5 January 2020
në Bota
0 0
0
65 vite tension mes SHBA-së dhe Iranit
2
SHPERNDARJE
26
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit, kanë qenë gjithnjë të ndërlikuara.
Nga rrëzimi i orkestruar nga CIA i kryeministrit iranian në 1953 e deri tek tensionet dhe konfrontimi nën presidentin Donald Trump, janë plot 65 vite marrëdhënie të vështira.

Në 1953, agjencitë amerikane dhe britanike të inteligjencës orkestruan një komplot për të rrëzuar kryeministrin e zgjedhur në mënyrë demokratike të Iranit, Mohammad Mossadeq. Lideri laik, kishte tentuar të nacionalizonte industrinë iraniane të naftës.

Shahu i Iranit, Mohammed Reza Pahlevi, i mbështetur nga SHBA, u detyrua të largohej nga vendi më 16 janar pas muajsh demonstrata dhe protesta kundër sundimit të tij në 1979. Dy javë më pas, lideri islamik Ajatollahu Khomeini u kthye nga azili. Pas një referendumi u shpall republika islamike e Iranit.
Ambasada amerikane në Teheran u sulmua në nëntor 1979 dhe pengjet amerikane u mbajtën për 444 ditë. 52 pengjet e fundit u liruan në janar 1981, ditën e inaugurimit të presidentit Ronald Reagan.

Më pas vjen skandali Iran-Contra në vitet 1985-1986. SHBA kish dërguar në mënyrë të fshehtë armë në Iran, në këmbim të ndihmës së Teheranit për të liruar pengjet amerikane që mbaheshin nga militantët Hezbollah në Liban. Fitimet, ishin kanalizuar në mënyrë ilegale drejt rebelëve në Nikaragua duke krijuar një krizë politike për Reganin. Në 1988 një avion iranian pasagjerësh qëllohet nga një luftanije amerikane duke i marrë jetën 290 personave në bord. SHBA tha se Airbusi A300 ishte ngatërruar me një avion ushtarak. Ndërsa në 2002, presidenti amerikan George Bush, denoncoi Iranin si pjesë e aksit të së keqes, bashkë me Irakun dhe Korenë e Veriut. Fjalimi shkaktoi shumë zemërim në Iran, shkruan TCH.

Gjatë dekadës pasuan tensionet për programin bërthamor të Iranit dhe sanksionet. SHBA e akuzon Iranin për një program klandestin armësh bërthamore, çka Irani e mohon. U duk se dicka e mirë po vinte në vitet 2013-2016, kur lidhjet u ngrohën pakëz dhe presidenti amerikan Barak Obama, bisedoi me presidentin e moderuar Hassan Rouhani, e para bisedë telefonike e këtij niveli në më shumë se 30 vite. Më pas erdhi marrëveshja bërthamore mes Iranit dhe një grupi fuqish botërore, SHBA, Britani, Francë, Kinë, Rusi dhe Gjermani. Por gjithcka u përmbys nga presidenti Donald Trump në maj 2018, kur ky i fundit doli nga marrëveshja dhe riktheu sanksionet mbi Iranin. Marrëdhëniet SHBA-iran, përkeqësohen dhe SHBA dërgon luftanije në gji për shkak të atyre që i quan të dhëna shqetësuese të lidhura me Iranin. Dhe në maj e qershor të 2019, regjistrohen shpërthime në gjashtë cisterna nafte në gjirin e omanit. SHBA akuzon Iranin. Ndërsa më 20 qershor, forcat iraniane rrëzojnë një dron ushtarak iranian mbi ngushticën e hHmuzit. SHBA tha se ishte në ujëra ndërkombëtare, Irani tha se ishte në territorin e tij. Nga këtu e tutje, nuk mund të flasësh më me siguri, për asgjë….

Tags: FrancëGjermaniIraniRusiSHBA
Postimi i mëparshëm

Disa qytetarë të Prizrenit e vrasin shqiponjën dhe e publikojnë në rrjetin social

Postimi tjetër

Amerikanët kanë qenë vizitorët më të shpeshtë të Ambasadës kosovare

Të ngjajshme Postime

Tusk: Polonia do të rihapë kufirin me Bjellorusinë pas mbylljes dy-javore
Bota

Tusk: Polonia do të rihapë kufirin me Bjellorusinë pas mbylljes dy-javore

24 September 2025
Jimmy Kimmel nuk i mban dot lotët pas rikthimit në ekran
Bota

Jimmy Kimmel nuk i mban dot lotët pas rikthimit në ekran

24 September 2025
Zjarri shkakton vonesa në aeroportin e Londrës nga nisen fluturimet për Tiranë dhe Prishtinë
Bota

Zjarri shkakton vonesa në aeroportin e Londrës nga nisen fluturimet për Tiranë dhe Prishtinë

24 September 2025
Macron thotë se Trumpi duhet ta ndalë luftën në Gazë, nëse dëshiron ta fitojë Nobelin për paqe
Bota

Macron thotë se Trumpi duhet ta ndalë luftën në Gazë, nëse dëshiron ta fitojë Nobelin për paqe

24 September 2025
Trump kritikon vendet që e njohën shtetin e Palestinës
Bota

Trump kritikon vendet që e njohën shtetin e Palestinës

23 September 2025
Deputeti ukrainas: Rusia kërkon të vërë zjarrin edhe në Ballkan, ka ndikim te Serbia dhe do të jetë e lumtur ta bëjë këtë
Bota

Deputeti ukrainas: Rusia kërkon të vërë zjarrin edhe në Ballkan, ka ndikim te Serbia dhe do të jetë e lumtur ta bëjë këtë

23 September 2025
Postimi tjetër
Amerikanët kanë qenë vizitorët më të shpeshtë të Ambasadës kosovare

Amerikanët kanë qenë vizitorët më të shpeshtë të Ambasadës kosovare

Lajmet e fundit

Osmani:Afrim Bunjaku ra hero në Banjskë, duke mbrojtur lirinë dhe dinjitetin e Kosovës

Osmani:Afrim Bunjaku ra hero në Banjskë, duke mbrojtur lirinë dhe dinjitetin e Kosovës

24 September 2025
Sulmi me shishe ndaj Fehmi Kupinës, policia ka shoqëruar tre persona

Sulmi me shishe ndaj Fehmi Kupinës, policia ka shoqëruar tre persona

24 September 2025
Tusk: Polonia do të rihapë kufirin me Bjellorusinë pas mbylljes dy-javore

Tusk: Polonia do të rihapë kufirin me Bjellorusinë pas mbylljes dy-javore

24 September 2025
Haliti: Në nëntor është planifikuar të vijë i deleguari i Trumpit për të negociuar marrëveshjen me Serbinë

Haliti: Në nëntor është planifikuar të vijë i deleguari i Trumpit për të negociuar marrëveshjen me Serbinë

24 September 2025
Dështon mbledhja e Kuvendit Komunal të Prishtinës ku pritej të votohej buxheti

Dështon mbledhja e Kuvendit Komunal të Prishtinës ku pritej të votohej buxheti

24 September 2025
Krasniqi: Afrimi mbetet testament i guximit për mbrojtjen e Republikës së Kosovës

Krasniqi: Afrimi mbetet testament i guximit për mbrojtjen e Republikës së Kosovës

24 September 2025
Prokuroria kërkon t’i vazhdohet paraburgimi Thaçit: Ekziston klima e frikësimit të dëshmitarëve edhe pas dhënies së dëshmisë

Prokuroria kërkon t’i vazhdohet paraburgimi Thaçit: Ekziston klima e frikësimit të dëshmitarëve edhe pas dhënies së dëshmisë

24 September 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu