Shumë studime janë bërë ndër vite rreth obezitetit, për një studim i bërë së fundmi në Britaninë e Madhe, tregon se pasojat e obezitetit janë shumë më të rrezikshme se nga duhanpirja.
Obeziteti është tashmë një nga problemet më serioze në drejtim të shëndetit të njeriut, kjo pasi vitet e fundit kemi një rritje drastike të numrit të popullatës që vuan nga obeziteti.
Konsumimi i ushqimeve të shpejta, të pasura me yndyra, salca të ndryshme, të shijshme për momentin por jashtëzakonisht problematike për shëndetin më vonë.
Një person obez është më pak aktiv, më pak i dëshiruar dhe më pak i stimuluar seksualisht, ndërsa duhanpirja është faktor kryesor për sëmundjet e zemrës, transmeton Klan Kosova.
Tymi i cigares nuk ndikon vetëm duhanpirësit por edhe jo duhanpirësit. Kur ju pini duhan, njerëzit rreth jush ekspozohen ndaj rrezikut nga problemet shëndetësore, sidomos fëmijët.