• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Thursday, 16 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Guri i Glacit, vend i fantazmave, pohojnë banorët

J G nga J G
4 January 2020
në Kosovë
0 0
0
Guri i Glacit, vend i fantazmave, pohojnë banorët
2
SHPERNDARJE
59
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Në fshatin Koliq të Prishtinës gjendet një gur i veçantë, në të cilin sipas banorëve besohet se ka gjurmë parahistorike. Për të është krijuar një mit, i cili ka të bëjë me praninë e fantazmave teksa për këtë vend të fshehur mes maleve të dendura dinë shumë pak persona.

Mitet dhe gojëdhënat nuk janë ndalur ndër vite, teksa subjekt i tyre patjetër se kanë qenë edhe gjërat që vështirë i percepton mendja e njeriut. Mes maleve të dendura e buzë një përroi, i cili ka emrin Reka e Glacit, në fshatin Koliq të Prishtinës gjendet një guri i lartë dhe në dukje i thjeshtë, por aq i veçantë sa vështirë të gjendet një i tillë në ndonjë vend tjetër të Kosovës. Banorët e këtij fshati të Malësisë së Gollakut e njohin mirë këtë vend si për të mirë, ashtu edhe për të keq, madje për të kanë krijuar edhe një mit të frikshëm për shumë njerëz.

Posa kalon rrugën e gjatë e në një terren të vështirë ajo që të shohin sytë është mahnitëse, por edhe e pabesueshme. Kalohen male, fusha e kodrina dhe arritja në këtë vend të përshëndetë me gjurmë parahistorike e rrethuar me një natyrë të veçantë. Posa mbërrin në këtë vend misterioz dhe të fshehur përballesh menjëherë me gurin e madh, në të cilin kanë mbetur shenja parahistorike. Shputa jo e zakonshme e një njeriu gjendet e vendosur në një pjesë të këtij guri. Kjo shputë është shumë e madhe dhe më e gjerë sesa shputa e një njeriu të zakonshëm e që sipas banorëve besohet se është shputa e një njeriu parahistorik. Në ketë vend nuk ka vetëm gjurmë të njerëzve.

Aty ka edhe gjurmë të kafshëve e të mjeteve me të cilat njerëzit kanë punuar më parë. “Thuhet se ka qenë guri i butë dhe kur ka shkelur këmba e njeriut kanë mbetur shenjat në të, porse nuk janë të njëjta me gjurmët e këmbëve që ka njeriu i sotëm. Në këtë gur ka edhe gjurmë të kafshëve dhe të mjeteve me të cilat është punuar atëherë. Nga rrëfimet që na i kanë treguar shumë njerëz në fshat këto shenja lidhen me një epokë të mëhershme”, ka treguar Fahri Bici, nga fshati Koliq.

Po banorët kanë edhe përvoja të këqija në këtë vend. Fahri Bici nga ky fshat ka rrëfyer mitin që është krijuar për këtë vend e i cili ka të bëjë me besimin e banorëve që në këtë vend janë të pranishëm edhe fantazmat. Ndonëse kjo gjë nuk është dëshmuar asnjëherë, ai tregon se shumë bashkëfshatarë janë sëmurë mendërisht pas vizitës që kanë pasur në këtë vend. E raste si ky Fahriu di shumë. “Ka pasur raste kur banorë të tjerë të fshatit kur kanë kaluar nga ky vend gjatë natës atyre në maje të gurit u ka dalë një vajzë e veshur në të bardha duke krehur flokët e saj. Po ashtu ata kanë dëgjuar edhe zëra të çuditshëm në këtë vend. Ata persona janë trembur dhe ka pasur raste që janë sëmurë mendërisht. Ka qenë rasti i një djali në fshat, i cili kur ka kaluar atypari ka parë diçka të frikshme dhe është sëmurë. Ai ka qëndruar i shtrirë pothuajse gjashtë javë derisa e ka marrë veten. Ka edhe shumë raste të tilla si kjo”, ka rrëfyer ai.

Frika që kjo gjë mund t’u ndodhë edhe banorëve të tjerë shumë pak persona kalojnë përgjatë rrugës, e cila gjendet pranë këtij guri, pasi ata besojnë në mitin që është krijuar për këtë vend të fshehur. “Kjo është krijuar si mit në fshat dhe ka pasur persona që edhe e kanë besuar e nuk kanë guxuar të kalojnë më nga ajo pjesë. Për këtë arsye edhe frekuentohet pak nga vizitorët. Arsyeja pse nuk ka shumë vizitorë është se shumë pak persona e dinë vendndodhjen e këtij guri. Vetëm banorë të Malësisë së Gollakut dhe të rrethinës e dinë dhe kanë dëgjuar për të”, ka pohuar ai, shkruan Zeri.

Mosdijenia për praninë e një vendi të tillë, i cili gjendet thellë brenda maleve, ka bërë të mos dihet shumë për historinë e tij dhe për natyrën e bukur që e rrethon. Gërshetimi i maleve, i gurit dhe i përroit, shumëllojshmëria e luleve, e drunjve të ndryshëm që gjenden në këtë vend magjeps të bëjnë të harrosh të gjitha të thënat e frikshme dhe mitin e krijuar për të. Gjërat e bukura shpesh kanë një histori të fshehtë prapa njësojë si Guri i Glacit, i rrethuar me bukuri natyrore me përrua e me ujëvarë, por me mistere e i frikshëm për nga historitë dhe nga mitet e krijuara për të.

 

Tags: FantazmaGuri i GlacitKosovaMiti
Postimi i mëparshëm

Zyrtare: Ylli i karatesë lë Kosovën për Shqipërinë

Postimi tjetër

‘Daily Mail’ sjell detaje të reja nga jeta luksoze e kosovarit të vrarë në Angli

Të ngjajshme Postime

Mot me vranësira e intervale kohore me diell
Kosovë

Në Kosovë pritet të mbajë mot i freskët, me vranësira të shpeshta

29 September 2025
Pamje / Rrahen mes vete disa gra e burra në mes të sheshit në Mitrovicë, paraqiten si lëmoshkërkues palestinezë
Kosovë

Pamje / Rrahen mes vete disa gra e burra në mes të sheshit në Mitrovicë, paraqiten si lëmoshkërkues palestinezë

28 September 2025
Ushtarët e FSK-së përgatiten për qitje nga distanca të largëta
Kosovë

Ushtarët e FSK-së përgatiten për qitje nga distanca të largëta

28 September 2025
Zgjedhjet e 12 Tetorit, Italia i sjell 24 karabinierë në Kosovë
Kosovë

Zgjedhjet e 12 Tetorit, Italia i sjell 24 karabinierë në Kosovë

25 September 2025
548 raste të reja me tuberkuloz për vitin 2024
Kosovë

548 raste të reja me tuberkuloz për vitin 2024

25 September 2025
Rritja e trupave të EULEX për zgjedhje, Ramadani: Si u bë që Kosova s’qenka e aftë për t’i siguruar vetë ato
Kosovë

Rritja e trupave të EULEX për zgjedhje, Ramadani: Si u bë që Kosova s’qenka e aftë për t’i siguruar vetë ato

25 September 2025
Postimi tjetër
‘Daily Mail’ sjell detaje të reja nga jeta luksoze e kosovarit të vrarë në Angli

‘Daily Mail’ sjell detaje të reja nga jeta luksoze e kosovarit të vrarë në Angli

Lajmet e fundit

Si ndërtohet një lidhje e lumtur dhe e qëndrueshme?

Si ndërtohet një lidhje e lumtur dhe e qëndrueshme?

16 October 2025
Dokumenti do të publikohet të enjten – zbulohen detaje rreth ‘murit të dronëve’ që BE planifikon ta ketë funksional kundër Rusisë

Dokumenti do të publikohet të enjten – zbulohen detaje rreth ‘murit të dronëve’ që BE planifikon ta ketë funksional kundër Rusisë

16 October 2025
Franca nuk e grumbulloi, djali i Zinedine Zidane do të luajë në Botëror me kombëtaren afrikane

Franca nuk e grumbulloi, djali i Zinedine Zidane do të luajë në Botëror me kombëtaren afrikane

16 October 2025
Duka: Fitorja ndaj Serbisë, e paharrueshme – Kosova me potencial të madh

Duka: Fitorja ndaj Serbisë, e paharrueshme – Kosova me potencial të madh

16 October 2025
Daut Haradinaj: S’kisha dashtë as me e pasë emrin në listë ku është Fatmir Limaj

Daut Haradinaj: S’kisha dashtë as me e pasë emrin në listë ku është Fatmir Limaj

16 October 2025
Çfarë ka ndodhur më 3 mars ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 29 shtator ndër vite?!

29 September 2025
Kek me fruta të thata, i shijshëm dhe i butë si pambuk

Kek me fruta të thata, i shijshëm dhe i butë si pambuk

29 September 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu