• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Friday, 2 January, 2026
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

Sirianët e irakianët planifikojnë të jetojnë në Kosovë, 19 euro dita për një azilkërkues

J G nga J G
3 January 2020
në Bota
0 0
0
Sirianët e irakianët planifikojnë të jetojnë në Kosovë, 19 euro dita për një azilkërkues
3
SHPERNDARJE
51
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Rreth 210 azilkërkues nga shtete të ndryshme janë duke qëndruar në Kosovë. Pasi u ka pëlqyer vendi, disa prej tyre thonë se do të fillojnë një jetë të re këtu.

Duke tentuar të shkojnë në shtetet e Bashkimit Evropian për një jetë më të mirë shumë azilkërkues gjatë këtij viti kanë përfunduar në Kosovë.

Për shkak të situatës së keqe në Siri Isam Nori Abohalab, 24-vjeçar, është detyruar të largohet nga vendi ku ai ka lindur e ku edhe i është dashur t’i lërë pas familjarët tjerë. Me synimin që të përfundojë në një shtet me një ekonomi më të zhvilluar e larg luftës ai si shumë të tjerë ka përfunduar në Kosovë.

Abohalab, i cili për dallim nga të tjerët flet shumë mirë gjuhën angleze, ka thënë se me profesion është inxhinier dhe se për shkak të luftës në Siri ai nuk e ka ndërmend të kthehet atje. Ai ka treguar se tashmë 6 muaj bashkë me vëllain e tij gjendet në Kosovë dhe është shumë i kënaqur me pritjen e me kushtet që po i ofrohen. “Unë jam inxhinier dhe vij nga Siria. Për shkak të luftës, të ekonomisë e të situatës së keqe unë nuk dua të kthehem në Siri. Unë qe 6 muaj jam në Kosovë bashkë me vëllain tim”, ka thënë ai.

Jeta në Kosovë Abohalabit është duke i pëlqyer shumë, andaj edhe po planifikon të fillojë një jetë të re këtu. Ai ka thënë se kosovarët janë njerëz shumë të mirë dhe se dëshiron të kërkojë azil të përhershëm në Kosovë. “Në Kosovë është më mirë sesa në shtetet tjera. Njerëzit këtu janë shumë të mirë. Unë e dua këtë shtet, sepse është një vend shumë i mirë për të qëndruar. Unë jam duke planifikuar të filloj një jetë të re këtu”, ka potencuar ai.

Edhe azilkërkuesit tjetër Karrar Rahi Alzayadi është duke i pëlqyer shumë Kosova. Rahi Alzayadi, i cili vjen nga Iraku, ka treguar se qe dy muaj gjendet në Kosovë dhe se po ashtu planifikon të fillojë një jetë të re këtu, pavarësisht që s’ka afër asnjë anëtar të familjes së tij. “Unë jam i vetëm në Kosovë dhe kam ardhur qe dy muaj. Unë jam i kënaqur këtu, më pëlqen Kosova shumë, si dhe jam i kënaqur edhe me kushtet në këtë kamp”, ka thënë ai.

Rahi Alzayadi është shprehur se ka shumë dëshirë ta mësojë gjuhën shqipe, që të merret me muzikë e të përfshihet në shoqërinë kosovare. “Unë kam dëshirë ta mësoj gjuhën shqipe, të shkoj në kolegj e të merrem me muzikë. Po ashtu dua të përfshihem në këtë komunitet e ta vazhdoj jetën në Kosovë” , ka thënë ai.

Duan Kosovën, por s’tregojnë se si kanë përfunduar këtu.

“Kam ardhur në Kosovë, sepse më pëlqen ky shtet”, kjo është arsyeja që disa nga azilkërkuesit në kampin në Magure e kanë dhënë kur janë pyetur se pse kanë ikur nga vendi i tyre. Duke mos pranuar të tregojnë se çfarë i ka shtyrë ta lëshojnë vendin ku kanë lindur e t’i lënë familjet e tyre pas, ata po shprehen të kënaqur me pritjen që u është bërë në Kosovë.

38-vjeçari Mohammed Alggalibi, nga Iraku, ka thënë se njerëzit në Kosovë janë shumica myslimanë dhe janë njerëz shumë të mirë. Ai ka falënderuar drejtorin e kampit e gjithë personat e tjerë për kushtet që ia kanë ofruar atij, derisa po ashtu është shprehur optimist se do ta fillojë një jetë të re këtu në Kosovë. “Unë jam 38-vjeçar dhe jam nga Iraku. Unë kam ardhur qe dy muaj këtu dhe e falënderoj Kosovën për respektin. Ne e falënderojmë drejtorin e kampit dhe njerëzit, të cilët janë shumë të mirë me mua gjithashtu edhe myslimanë. Unë jam shumë i kënaqur me kushtet këtu”, është shprehur ai.

Një azilkërkues i kushton buxhetit të vendit 19 euro në ditë.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme është bërë e ditur për gazetën se në Kosovë aktualisht janë të strehuar 210 azilkërkues. Sipas MPB-së, një azilkërkues buxhetit të Kosovës i kushton rreth 19€ në ditë, duke përfshirë këtu shpenzime për ushqim, pako higjienike, veshmbathje, mjekim-medikamente, si dhe shpenzime tjera siç janë: shpenzimet për ujë, energji elektrike, sigurim fizik i objektit, derivateve për gjenerator, vetura, ngrohje qendrore etj.

Vetëm në Qendrën për Azil në Magure të Lipjanit janë duke qëndruar 86 azilkërkues, derisa rreth 17 persona, të cilët janë në mbrojtje ndërkombëtare, thuhet se janë në Qendrën për Azil në Vranidoll.

Drejtori i Qendrës së Azilit në Magure, Fitim Zariqi, ka thënë për “Zërin” se kryesisht azilkërkuesit vijnë nga Siria, nga Iraku, nga Palestina e nga Afganistani. Ai ka thënë se nga muaji janar kanë pasur rreth 2 mijë kërkesa për azil, derisa ka treguar se shumica e azilkërkuesve e shfrytëzojnë Kosovën për të lëvizur drejt shteteve të Bashkimit Evropian. “Kryesisht ata vijnë nga vendet e Lindjes, prijnë: Siria, Iraku, Palestina, Afganistani, Maroko, pastaj Baglandeshi, Somalia, Afrika e Jugut, Sudani, Tunizia dhe shtetet tjera. Nga janari deri më tani kemi pasur 1 mijë e 934 kërkesa për azil”, ka thënë ai.

Sipas tij, mbi 30 për qind e azilkërkuesve në Kosovë janë të moshës 30-vjeçare, mbi 80 për qind janë meshkuj dhe mbi 97 për qind janë të besimit islam. Po ashtu mbi 95 për qind e tyre thuhet se kanë hyrë në mënyrë ilegale në Kosovë.

Mundësi për shkollim e për punësim, azilkërkuesit duan të jetojnë në Kosovë

Drejtori i Qendrës, Fitim Zariqi, ka treguar se përveç akomodimit e ushqimeve, azilkërkuesit kanë mundësi të shkojnë edhe në kurse të gjuhës ose në kurse të tjera dhe po ashtu pas një kohe edhe të punojnë. Ai ka thënë se në rast se azilkërkuesve u njihet azili, atëherë bëhet akomodimi i tyre jashtë këtij kampi. “Në Qendrën për Azil azilkërkuesit mund të qëndrojnë derisa të nxjerrin një vendim se a do t’u njihet azili ose do t’u refuzohet. Në rast se u refuzohet, atyre u jepet një afat vullnetar që brenda 30 ditëve ta lëshojnë territorin e Kosovës. Në rast se merr vendim pozitiv, atëherë është një departament në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, i cili merret me integrimin e tyre dhe me akomodimin jashtë kësaj qendre. Ne kemi disa që shprehen se duan të qëndrojnë në Kosovë dhe ta fitojnë azilin”, ka theksuar ai.

Ai ka treguar tutje edhe mënyrën se si një person mund të parashtrojë kërkesë azili në Kosovë. “Një person mund të parashtrojë kërkesë për azil në kufi, në një stacion policor ose në Qendrën për Azil. Personit i merren gjurmët e gishtërinjve, i bëhet fotografia dhe mbushet formulari inicial për azil. Pastaj lënda përcillet në Divizionin për Azil. Janë zyrtarët e specializuar, të cilët merren me rastet konkrete dhe shqyrtojnë kërkesën për azil dhe nxjerrin vendim meritor në lidhje me kërkesat për azil. Ata intervistojnë azilkërkuesit dhe pas intervistave nxjerrin vendim varësisht prej provave”, ka shtuar ai.

Tags: IrakianëtkosoveSirianët
Postimi i mëparshëm

Flet Adem Grabovci pas lirimit nga akuza për rastin “Pronto”

Postimi tjetër

Thaçi: Çetta do mbahet mend përjetë si njeri i urtë, i mençur e humanist

Të ngjajshme Postime

“Gjendja është kritike”, tragjedia në Zvicër, drejtorja e spitalit: Shumica e pacientëve janë të moshës 16 deri në 26 vjeç
Bota

“Gjendja është kritike”, tragjedia në Zvicër, drejtorja e spitalit: Shumica e pacientëve janë të moshës 16 deri në 26 vjeç

1 January 2026
CNN: CIA vlerëson se Ukraina s’e kishte në shënjestër rezidencën e Putinit, hedh poshtë pretendimet e Kremlinit
Bota

CNN: CIA vlerëson se Ukraina s’e kishte në shënjestër rezidencën e Putinit, hedh poshtë pretendimet e Kremlinit

1 January 2026
Qiproja merr presidencën e radhës të BE-së
Bota

Qiproja merr presidencën e radhës të BE-së

1 January 2026
Franca synon të ndjekë Australinë dhe të ndalojë rrjetet sociale për fëmijët
Bota

Franca synon të ndjekë Australinë dhe të ndalojë rrjetet sociale për fëmijët

1 January 2026
“Disa të vdekur dhe të plagosur” shpërthimi tragjik në qytetin turistik zviceran të skive Crans-Montana
Bota

“Disa të vdekur dhe të plagosur” shpërthimi tragjik në qytetin turistik zviceran të skive Crans-Montana

1 January 2026
Putin në fjalimin për Vitin e Ri: Rusia do të fitojë në Ukrainë
Bota

Putin në fjalimin për Vitin e Ri: Rusia do të fitojë në Ukrainë

31 December 2025
Postimi tjetër
Thaçi: Çetta do mbahet mend përjetë si njeri i urtë, i mençur e humanist

Thaçi: Çetta do mbahet mend përjetë si njeri i urtë, i mençur e humanist

Lajmet e fundit

Rreth 40 të vdekur në tragjedinë në Zvicër, konfirmon policia

Rreth 40 të vdekur në tragjedinë në Zvicër, konfirmon policia

1 January 2026
Biodiversiteti në rrezik, peshku luan “pushton” ujrat e Mesdheut

Biodiversiteti në rrezik, peshku luan “pushton” ujrat e Mesdheut

1 January 2026
Vdekja e Nexhat Dacit, mësohet agjenda e ceremonisë mortore

Vdekja e Nexhat Dacit, mësohet agjenda e ceremonisë mortore

1 January 2026
“Gjendja është kritike”, tragjedia në Zvicër, drejtorja e spitalit: Shumica e pacientëve janë të moshës 16 deri në 26 vjeç

“Gjendja është kritike”, tragjedia në Zvicër, drejtorja e spitalit: Shumica e pacientëve janë të moshës 16 deri në 26 vjeç

1 January 2026
Kurti për vdekjen e Dacit: Do të mbetet figurë me rëndësi në shtetndërtimin e Kosovës

Kurti për vdekjen e Dacit: Do të mbetet figurë me rëndësi në shtetndërtimin e Kosovës

1 January 2026
Kryetari i Kuvendit të parë të pasluftës dhe një nga politikanët më të popullarizuar në vend, biografia e Nexhat Dacit

Kryetari i Kuvendit të parë të pasluftës dhe një nga politikanët më të popullarizuar në vend, biografia e Nexhat Dacit

1 January 2026
Osmani e pikëlluar për vdekjen e Dacit: Ishte një personalitet i rrallë

Osmani e pikëlluar për vdekjen e Dacit: Ishte një personalitet i rrallë

1 January 2026
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu