Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti përmes një postimi në Facebook ka sqaruar edhe një herë rreth takimit që kanë pasur sot në Berlin me ambasadorin Richard Grenell i cili është i dërguari i posacëm i preidentit amerikan, Donald Trump, shkruan InLajmi.
Ai ka thënë se në atë takim kanë diskutuar për zhvillimet pas zgjedhjeve dhe për sfidat që e presn vendin e Kosovës.
Sot janë takuar me përfaqësuesin special amerikan përvec Hotit, kanë qenë edhe Agim Veliu, dhe Skënder Hyseni.
“Sot ne Berlin takuam Ambasadorin Grenell ne rezidencen e tij ne nje mengjes pune shume miqesor. Z.Grenell eshte i derguar special per Ballkanin i Presidentit Trump. Diskutuam per zhvillimet pas zgjedhjeve dhe per sfidat qe na presin. Miqesia me SHBA eshte e perhershme, por duhet kultivuar dhe respektuar“, ka shkruar Hoti./InLajmi/