Australia është përball një situate të jashtëzakonshme. Zjarret e mëdha kanë kapluar vendin për shkak të thatësisë dhe temperaturave të larta.
Përveç djegies së miliona hektarëve tokë, deri më tani raportohet se kanë vdekur 19 njerëz dhe dhjetëra njerëz kanë humbur.
Zjarret në Australi kanë filluar që nga muaji shtator por që janë intensifikuar gjatë javëve të fundit.
Temperatura të larta dhe erëra të fort janë parashikuar përfundjavë, duke krijuar rrezik të mëtejshëm nga zjarri, transmeton Indeksonline.
Gjendja vetëm pritet të përkeqësohet në fundjavë.