Në lidhje me atë se si komentohet takimi i fundit Imer Imerit me Thaçin dhe Lushtakun dhe se a ka të bëj ky takim me Gjykatën Speciale, analisti politik Faton Mehmeti ka thënë, se ky takim mes Imerit dhe Thaçit, ka të bëjë me Gjykatën Speciale, e cila duket se ketë vit do të filloj arrestimet.
“Kjo natyrisht se e ka shqetësuar Thaçin, i cili përmendet për shumë krime dhe njëra ndër ato edhe me familjen Imeri. Për më tepër dyshohet se Imer Imeri edhe është dëshmitar i Gjykatës, andaj Thaçi po tenton me çdo mënyrë për të shmangur deklarimet kundër tij. Ky njeri që bën çdo gjë për të shpëtuar vetën, ka arritur deri tani t’i fus të gjithë shokët e tij në kurth, njëjtë po bën edhe në këtë rast”, ka thënë analisti politik Faton Mehmeti.
Sipas tij, Thaçi këtë vit ka vetëm një mision të shpëtoj vetën, pasi karriera politike e tij thuajse ka marrë fund, por tenton të shpëtoj fati e tij personal, shkruan Bota sot.
“Fatkeqësisht kemi një president të tillë që mbi interesat e tij nuk vë asgjë, dhe është në gjendje ta përqafojë edhe djallin, vetëm që të shpëtoj nga Gjykata Speciale. Kur mungon dinjiteti njeriu nuk lë gjë pa bërë njësoj siç po bën Thaçi”, ka thënë analisti politik Faton Mehmeti.