Deputetja e Partisë Demoktarike të Kosovës Ganimete Musliu përmes rrjetit social facebook ka ndjerë dhimbje me humbjen e dy nënave kosovare, “Sot paskan ndërruar jetë dy gra fisnike qe i dhanë shumë Kosovës e unë pata fatin që t’i njoh nga afër, Miradie Alushani bashkë me djalin Luanin, nëna dhe vëllau i Heroit Imer Alyshani dhe Vasë Dina bashkëshortja e Heroit Rifat Dina.
Ngushellime Familjes Alushani për Nënën Miradie dhe djalin Luanin dhe familjes Dina për vdekjen e nënës Vasë” ka përfunduar Musliu. /InLajmi/