• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Tuesday, 30 December, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Analisti serb: Kosova nuk është e jona, lërini rrenat e serbëve

J G nga J G
2 January 2020
në Uncategorised
0 0
0
Analisti serb: Kosova nuk është e jona, lërini rrenat e serbëve
33
SHPERNDARJE
70
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Në intervistë interesante ka ndodhur nga një analist serb, Nikolla Kerstiq, i cili para një publiku të madh serbë, ka deklaruar haptas se Kosova është shtet në vete dhe se nuk është e jona.

Para diku dy vjetësh, një kolegë imi më i vjetër, që merret me tema shoqërore-politike mbi të kaluarën e errët të Serbisë, më pyeti nëse kisha qenë ndonjëherë në Kosovë?

-Jo! – shkruan në “Danas” analisti Nikolla Kerstiq.

“Dhe asnjëherë mos shko”.

-Pse? – pyet ky krejtësisht i hutuar.

“A e di ti çfarë lëmshi është puna e saj?”

Mos ta teproj shumë, që nga Pashiqi e këndej, Kosova është nisur që me themel e sistematikisht të mitizohet në opinionin më të gjerë. Duket paradoksale që kjo copë tokë filloi të “derdhet nëpër gishta” qysh nga fillimi i shekullit XX, kur në luftërat ballkanike u sul me tërbim hakmarrës ndaj çdogjëje që nuk ishte serbe, duke kujtuar se në këtë mënyrë të gjitha do t’i bëjë pronë të veten. Mirëpo, siç do të dalë vite më vonë, ajo ishte larg e më larg nesh. Sa më shumë e ngushtonim rrethin ndaj saj, ajo edhe më shumë largohej prej nesh.

Dorën në zemër, pa i bërë lajka titostalgjisë, u provua me zgjidhje pragmatike që Serbisë njëherë e përgjithmonë t’i hiqej nga qafa ai gurë, duke i dhënë autonominë me Kushtetutën e vitit 1974, që disi në mënyrë procesuale, në shtigje të gjata, të zgjidhet dhe të përfundojë. Por, kur s’lë dreqi, duke iu turrur me dhunë më 1990, kur asaj iu mor ajo autonomi me vrazhdësi, u pa se Kosova (dhe Metohia), në fakt, është viktimë e posesivitetit dhe vartësisë sonë neveritëse kundruall këtij djepi të ëndrrës mijëvjeçare serbe.

Por, në fakt, ç’është ajo në realitet, sikur të isha i detyruar që dikujt, ndonjë tipi, nga Zelanda e Re, t’ia shpjegoj?

Ajo është një pjesë më e pazhvilluara në Europë, që ishte, është e do të mbetet udhëkryqe e përhershme e narkotikëve, e prostitucionit dhe armëve; burim i shpërfilljes, varfërisë, fanatizmit dhe sëmundjeve të llojllojshme; epiqendër gangsterizmi, bandash e klanesh kriminale: vend nga i cili ik popullata serbe e shqiptare me të gjithë bagëtinë, teshë e koteshë drejt një ardhmërie më të mirë e më të ndritshme; pikë e zezë në të cilën askush me mendje të shëndoshë nuk do të kthehet kurrë…

Për nëntëdhjetë e pesë për qind të serbëve ajo paraqet Valhallin e popkulturës ku nuk kanë qenë asnjëherë, e as që e kanë ndërmend të shkojnë. Në fakt, është një vilajet i errët që ka dehumanizuar shansin, secilit që ndodhet atje poshtë,për çfarëdo lloj marrëveshjeje.

Ajo po ashtu është një fushë e mallkuar në të cilën ushtria dhe policia serbe bëri segregacion nazist gjatë viteve të fundit të shekullit të kaluar, çfarë nuk ishte parë në truallin e Europës që nga Lufta e Dytë Botërore.

Ai vend i shenjtë, ku janë manastiret, kishat e ikonat serbe, kufomat e shqiptarëve – grave, fëmijëve dhe pleqve u transportuan me autofrigoriferë në varreza masive nëpër Serbi.

Prandaj, për shkak të një aso Kosove me daulle fituam ata tre muaj kur nga qielli reshën bombat e NATO-s.

Dhe tani prapë dikush dëshiron të thotë se ajo Kosovë është e jona? Faleminderit, nuk është më e jona, por, kur mendoj më esëll, se a është më normale, pas gjithë kësaj, që ajo fare të jetë e ndokujt?

Meqë ajo është vetëm një tokë e shkretë e njerëzve të mërzitur, ca serbë, ca shqiptarë, që atje poshtë, nga zori, janë të detyruar të jetojnë, të izoluar nga e gjithë bota, meqë, ja, nuk kanë pasur fort mundësi të zgjedhin ku të lindin. Kjo është një trevë që ka përjetuar shumë hidhërime, vaje, klithma dhe dhembje. Ky është një vend ku as djalli i zi nuk do të mund të kotej.

Dhe tani, kur dëgjoj nga llomotitësit populistë dhe djathtistët e salloneve, se konflikti duhet ngrirë, të pritet ndryshimi i rrethanave botërore, do t’i lusja po ata, që të zbresin poshtë, natyrisht nëse ua mban, që ta mbledhin atë popull nëse dinë ta mbledhin, edhe shqiptarët, edhe serbët, dhe t’ua shpjegojnë me gjuhë të thjeshtë, meqë, ç’të bësh, njerëzit nuk jetojnë në Beograd, që t’i kuptojnë ato lloj pikëpamjesh me nivel të lartë intelektual e të emancipuara, se do të duhet megjithatë edhe pak të presin, të durojnë, vetëm edhe disa vite, ndoshta edhe më shumë, që edhe pak të urrehen ndërmjet vete, ndërsa njëfarë zgjidhje do të gjendet, ndërsa thua Kosmet, në të ardhmen e trazuar, shkruan Koha.net.

T’u thonë ashtu, kur t’i shikojnë, ashtu të mërzitur, të lodhur e të munduar, e pastaj, pas atyre fjalimeve, të hedhin shikimin pas tyre; do të shohin në largësi, sa çel e mbyll sytë, këtë ua garantoj, turmën e pafund, që do të përbëhej nga mbi dhjetë mijë të pafajshmish, që askujt s’i kishin gjë borxh, dhe të vrarë – se si vështrojnë në heshtje dhe pa fjalë ata të cilët kishin pësuar nga soji i këtyre.

Tags: KosovaNikolla KerstiqSerbia
Postimi i mëparshëm

Ekspertja jep lajmin e frikshëm, “mos hani më byrekë”

Postimi tjetër

Ndërrojnë jetë nëna dhe vëllai i dëshmorit Imer Alushani

Të ngjajshme Postime

Meshkujt që tërhiqni janë pasqyrimi i asaj që jeni
Jeta në çifte

Meshkujt që tërhiqni janë pasqyrimi i asaj që jeni

30 December 2025
ChatGPT, Gemini, Grok dhe të tjerë, cilat vende përdorin më shumë mjete të AI-së gjeneruese në të gjithë Evropën?
Teknologji

ChatGPT, Gemini, Grok dhe të tjerë, cilat vende përdorin më shumë mjete të AI-së gjeneruese në të gjithë Evropën?

30 December 2025
Reagojnë nga NISMA, ish- deputetja Krasniqi: Humbja numerike nuk e humb dashurinë për vendin
Politikë

Reagojnë nga NISMA, ish- deputetja Krasniqi: Humbja numerike nuk e humb dashurinë për vendin

29 December 2025
Osmani i referohet disa matjeve, thotë se 81% e qytetarëve duan mandat të dytë për të
KRYESORE

Osmani i referohet disa matjeve, thotë se 81% e qytetarëve duan mandat të dytë për të

29 December 2025
Telegraph: SHBA-të nisin sulmin e parë tokësor ndaj Venezuelës
Bota

Telegraph: SHBA-të nisin sulmin e parë tokësor ndaj Venezuelës

29 December 2025
George Clooney dhe familja e tij marrin shtetësinë franceze: aktori i pakënaqur me politikën e Trump
Bota

George Clooney dhe familja e tij marrin shtetësinë franceze: aktori i pakënaqur me politikën e Trump

29 December 2025
Postimi tjetër
Ndërrojnë jetë nëna dhe vëllai i dëshmorit Imer Alushani

Ndërrojnë jetë nëna dhe vëllai i dëshmorit Imer Alushani

Lajmet e fundit

Meshkujt që tërhiqni janë pasqyrimi i asaj që jeni

Meshkujt që tërhiqni janë pasqyrimi i asaj që jeni

30 December 2025
ChatGPT, Gemini, Grok dhe të tjerë, cilat vende përdorin më shumë mjete të AI-së gjeneruese në të gjithë Evropën?

ChatGPT, Gemini, Grok dhe të tjerë, cilat vende përdorin më shumë mjete të AI-së gjeneruese në të gjithë Evropën?

30 December 2025
Reagojnë nga NISMA, ish- deputetja Krasniqi: Humbja numerike nuk e humb dashurinë për vendin

Reagojnë nga NISMA, ish- deputetja Krasniqi: Humbja numerike nuk e humb dashurinë për vendin

29 December 2025
Osmani i referohet disa matjeve, thotë se 81% e qytetarëve duan mandat të dytë për të

Osmani i referohet disa matjeve, thotë se 81% e qytetarëve duan mandat të dytë për të

29 December 2025
Telegraph: SHBA-të nisin sulmin e parë tokësor ndaj Venezuelës

Telegraph: SHBA-të nisin sulmin e parë tokësor ndaj Venezuelës

29 December 2025
George Clooney dhe familja e tij marrin shtetësinë franceze: aktori i pakënaqur me politikën e Trump

George Clooney dhe familja e tij marrin shtetësinë franceze: aktori i pakënaqur me politikën e Trump

29 December 2025
Dialog me kohën dhe të bukurën e artit

Dialog me kohën dhe të bukurën e artit

29 December 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu