2 janari është dita e 2-të e kalendarit gregorian, deri në fund të vitit janë edhe 363 ditë (364 ditë në vitet e brishtë). Është njëra prej 3 ditëve kur Toka mund tëgjendet më pranë Diellit (periheli).
Ngjarje
366 – Një numër i madh forcash të fisit Alemanni kalojnë lumin e ngrirë Rhein duke pushtuar territore të perandorisë romake. Alemanni (Alamani) ishin një konfederatë fisesh gjermanike në pjesën e sipërme të lumit Rhein. Përmendur së pari nga Romakët në vitin 213, Alemanni kishin filluar të përhapeshin që në vitet 260, duke u shtrirë nga kufijtë e Ilirisë deri në rajonet e Zvicrës veriore, ku çuan gjuhën gjermane që flitet atje
edhe sot. Në vitin 496, trojet Alemanni u pushtuan nga udhëheqësi frank, Klovis dhe u përfshinë në zotërimet e tij. Trashëgimia e Alemannit mbijeton në emrat e Gjermanisë në disa gjuhë. Sipas Asinius Quadratus (cituar në mesin e shekullit të 6-të nga historiani Bizantin Agathias) emri Alemani do të thotë “të gjithë bashkë”, çka i bën ata një grup shumë-fisesh gjermanike. Kjo etimologji është pranuar si prejardhje standarde e termit. Straboni, një murg i manastirit Shën Gall në shekullin e 9, duke diskutuar mbi banorët e Zvicrës dhe rajonet përreth që flasin gjermanisht, thotë se vetëm të huajt i thërrasin Alemanni, sepse veten ata e quajnë Suebi, “të bashkuar”.
1492 – Ripushtimi i Emiratit të Granadës: Fortesa e fundit e mbajtur nga Morët në Spanjë, dorëzohet. Një ndihmë e vetme dhe e kufizuar erdhi nga osmanët në Afrikën e Veriut, por pa efekt. Nëpërmjet Traktatit të Granadës, popullsive myslimane dhe hebraike u jepeshin garanci për mbrojtje dhe të drejta, por këto nuk u respektuan. Kjo çoi në kryengritje në vitin 1500 e cila u shtyp shpejt; një konflikt shumë më i përhapur 1568 – 1571 çoi në dëbimin e pothuajse të gjithë Morëve nga ish-emirati dhe nga rajone e tjera të Spanjës. Rënia e Granadës së shpejti do të pasohej nga një valë zgjerimi spanjoll në Afrikën e Veriut, duke filluar me pushtimin e Melillas në bregun e Marokut më 1497. Granada ende e feston 2 janarin si ditën e çlirimit.
1788 – SHBA: Xhorxhia bëhet shteti i katërt që ratifikon Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara. Provinca e Xhorxhias ishte një nga trembëdhjetë kolonitë që ngriti krye kundër sundimit britanik në Revolucionin Amerikan duke nënshkruar Deklaratën e Pavarësisë 1776. Në fillim të vitit 1861, Xhorxhia iu bashkëngjit Konfederatës dhe u bë fushë-betejë kryesore e Luftës Civile. Një nga betejat u zhvillua në Atlanta në vitin 1864, e cila rezultoi me djegie vrasje dhe shkatërrime ndërsa forcat e Unionit nën komandën e gjeneralit Sherman vërshuan nga Atlanta në Savanah. Mbi 18 mijë ushtarë të Xhorxhias u vranë. Në vitin 1870, pas rindërtimit, Xhorxhia u bë shteti i fundit i rikthyer në Bashkim. Filmi “Shkoi bashkë me erën” përshkruan këto ngjarje në Xhorxhia gjatë luftës civile.
1839 – Louis Daguerre, pioner francez i fotografisë, është I pari që realizon fotografimin e Hënës. Da Guerre ( 1787 – 1851) ishte piktor dhe fizikan i njohur për shpikjen e procesit të fotografimit të portretit. Ai u bë i njohur si një nga etërit e fotografisë. Edhe pse i famshëm për kontributet e tij në fotografi, Da Guerre ishte gjithashtu një piktor i arrirë dhe zhvillues i teatrit diorama (3-D).
1946 – Shqipëri: Një muaj pasi Fronti Demokratik mori kontrollin e Asamblesë së re Kombëtare, qeveria komuniste shpalli jasht-ligjësimin e monarkisë. Kështu, mbreti Zog u shkarkua zyrtarisht de-jure; atij dhe trashëgimtarëve iu hoqën të gjitha të drejtat dhe pronat; dhe u ndalohej “përgjithmonë” kthimi në territorin e Shqipërisë.
1493 – Kristofor Kolombi merr rrugën e kthimit për në Evropë.
1788 – Xhorxhia bëhet shteti i katërt që ratifikon Kushtetutën e SHBA.
1790 – Premiera e operës Kështu Bëjnë të Gjitha të Wolfgang Amadeus Mozart në Vjenë.
1793 -Rusia, Prusia e Austria ndajnë mes tyre pjesën e fundit të Polonisë.
1839 – Fotoja e pare e Hënës e shkrepur nga Louis Daguerre.
1843 – Në Drezden jepet premiera e Hollandezit Flutures të Richard Wagnerit
1870 – Nis ndërtimimi Urës së Brooklynit.
1872 – Brigham Young arrestohet për poligami (25 gra)
1882 – John D. Rockefeller bashkon të gjitha kompanitë e tij të naftës në Standard Oil.
1920 – Lind Isaac Asimov, shkrimtar i fantashkencës.
1929 – Kanadaja e SHBA pajtohen për ruajtjen e Niagarës.
1935 – Nis procesi kundër Bruno Hauptmannit për vrasje dhe pengmarrje të Charles Lindberghut.
1957 – U themeluan bursat e San Franciskos dhe Los Anxhelosit.
1959 – Lëshohet sonda sovjetike Luna 1, e para që del jashtë orbitës tokësore
Lindje
1642 – Mehmedi IV, sulltan i Perandorisë Osmane
1699 – Osmani i III, sulltan i Perandorisë Osmane
1817 – François Chabas, egjiptolog francez
1920 – Isaac Asimov, shkrimtar bjelloruso-amerikan
1870 – Ernst Barlach, skulptor gjerman
1927 – Rejhan Demirzhiq, aktor boshnjak
1968 – Cuba Gooding, Jr., aktor amerikan
1969 – Christy Turlington, manekene amerikane
1983 – Kate Bosworth, aktore amerikane