Ashtu si përherë, viti i ri troket më së pari për Samoan dhe Kiribatin; prej vitesh tashmë ishulli i vogël i Samoas me më pak se 200 mijë banorë, është i pari që çel festimet, dhe kjo që në kohën kur zgjodhi që ta kapërcente kufirin e datës së Paqësorit, duke e çuar 24 orë përpara, shkruan Top Channel.
Menjëherë pas tij, fishekzjarret shpërthejnë në një show magjik në Auckland të Zelandës së Re. Por më madhështori nga të gjithë, spektakli piroteknik mbetet ai i Sidneit, në Australi. Por këtë radhë, natyra i ka tradhtuar kremtuesit; zjarret pritet të prishin traditën.