Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se në rast se i vjen ftesa nga Gjykata Speciale do t’i përgjigjet pozitivisht.
Ai para gazetarëve ka thënë se është për t’u lavdëruar bashkëpunimi i luftëtarëve me dhomat e specialzizuara, ku sipas tij Kosova nuk asgjë për të fshehur, shkruan InLajmi.
“Nëse më vjen ftesa, natyrisht se do ti përgjigjem është jashtëzakonisht për t’u lavdëruar bashkëpunimi i të gjithë bashkëluftëtarëve me dhomat e specializuara, me çka e vlerësoj me mirënjohjen më të lartë, sepse Kosova nuk ka asgjë për të fshehur, ne të gjithë jemi të barabartë para ligjit”, ka thënë Thaçi./InLajmi/