Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Begjet Pacolli qytetarëve të Kosovës i uroj ndërrimin e moteve.
“Për të gjithë miqtë, bashkëpunëtorët, kolegët, familjen dhe të gjithë qytetarët e Kosovës,
ju uroj një
Vit të Ri !
Më shumë emocione, dëshira dhe lutje drejtuar Zotit të madhërishëm për të përmbushur dëshirat e të gjithë atyre që kanë nevojë,

Sot është dita për të treguar edhe njëherë mirënjohjen time për të gjithë qytetarët, miqtë dhe posaçërisht ata qe më mbështetën por edhe ata të cilët shprehën pikëpamjet e tyre.
Kosovën e presin shumë sfida, por që jam i bindur se do të i dalim.
Për fund dua të shprehi mirënjohjen time për Policët, Ushtarët, Mësimdhënësit, Mjekët dhe të gjitha kategoritë të cilët me mund dhe përkushtim u dulen dhe u dalin në ndihmë, çdo ditë qytetarëve të vendit tonë.
Gëzuar, dhe mbarësi”, ka shkruar Pacolli në Facebook.
/InLajmi/