• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Friday, 17 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Rajon Shqipëri

Apartamenti misterioz i Kadaresë

J G nga J G
31 December 2019
në Shqipëri
0 0
0
Apartamenti misterioz i Kadaresë
3
SHPERNDARJE
24
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Tridhjetë vjet më parë askush nuk mund të hynte në studion, e cila ndodhet në të djathtë të apartamentit ku deri në vitin 1990 banonte mjeshtri i letrave shqipe – Ismail Kadareja. Por tri dekada pas gjithçka ka marrë kahe tjetër. Vizitorë të shumtë sot hyjnë e dalin në apartamentin dhe në studion e tij, që ndodhet në katin e tretë të njërës nga ndërtesat pesëkatëshe, të cilat lartohen në zemër të Tiranës.

I hapur në maj të vitit 2019 muzeu “Shtëpia-studio Kadare” është bërë adresë e shumë dashamirëve të fjalës së shkruar, e studentëve e lexuesve, e gazetarëve, e studiuesve, që duan të ecin nëpër dhomat ku shkrimtari më i përkthyer shqiptar shkroi veprat e veta. Ismail Kadare, që sot jeton në qendrën e kulturës botërore – në Paris, kaloi një periudhë të rëndësishme të jetës së vet në kryeqendrën e Shqipërisë Komuniste, në këtë apartament, ku edhe shkroi pjesën dërrmuese të veprave të tij. Aty sot me fanatizëm ruhen e ekspozohen dorëshkrimet, librat, gjësendet e orenditë që dikur përdoreshin nga shkrimtari. Një ecje nëpër dhomat e kësaj banese na mundëson ta njohim edhe më mirë mjeshtrin e letrave shqipe.

Autorët kosovarë, vend të veçantë në bibliotekën e Kadaresë

Ndonëse në Tiranë njihet edhe si “Pallati me kuba”, për shkak të stilit, referenca më e shpeshtë për banesën e ndërtuar në fillim të viteve ’70-a është “Apartamenti i Kadaresë”. E kështu ishte edhe para se të hapej ky muze. Ciceronia e këtij muzeu Erlida Selaj tregoi se familja Kadare ishte vendosur këtu qysh në vitin 1974 dhe jetoi aty deri kur iku nga Shqipëria për të kërkuar azil në Francë. Brenda kësaj ndërtese, në të cilën ai jetoi me familjen edhe në kohët më të errëta të komunizmit, aty ku u rritën vajzat e tij e u shkruan disa nga veprat kryesore të shkrimtarit, sot hyjnë e dalin vizitorët. “Këtu në fakt janë dy apartamente të bashkuara në një. Si ndërtesë është kjo, është ndërtuar në fillim të viteve ’70-a. Kadareja ka hyrë këtu në vitin 1974 bashkë me familjen e vet. I gjithë mobilimi është origjinal i shtëpisë”, tregon Selaj.

Me të hyrë në apartament të bie në sy një vizatim, i cili tregon se aty dikur ndodhej një sobë e drurit.

“Ngrohja me sobë ka qenë taksative në atë kohë në Shqipëri”, thotë Sulaj, e cila tregon se pjesa më e rëndësishme e dhomës hyrëse të shtëpisë, ku priteshin mysafirët e familjes Kadare dhe adhuruesit e shkrimtarit, ishte biblioteka, të cilën vizitorët mund ta shohin sot. “Në këtë dhomë priteshin të gjithë vizitorët e familjes, por edhe dashamirët e shkrimtarit.

Këtu kush nuk hynte, kështu që biblioteka që ndodhet këtu ishte një bibliotekë brenda kornizave dhe nuk përmbante libra të ndaluara”, thekson Sulaj, teksa tregon me radhë revistat që Kadareja koleksiononte, si dhe librat e pëlqyera.

“Është interesante se shumica e autorëve, që janë këtu, janë kosovarë. Kadareja donte të ishte në kontakt dhe të dinte se çfarë po ndodhte me shkrimtarët jashtë kufijve të shtetit shqiptar”, tregon ajo.

Kur ua hedhim një sy orendive shohim se ato janë të gjitha të ruajtura nga koha kur familja Kadare jetonte aty. Kjo vërehet qartë nga stili tipik i viteve 1960 – 1970-a, ku dominon druri.

Tri frymëzimet e Kadaresë

Njëra nga raftet më të veçanta të bibliotekës në dhomën e pritjes është ai që u dedikohet frymëzimeve, librave dhe elementeve, të cilat e karakterizojnë letërsinë e Kadaresë. Qyteti ku ai ka lindur – Gjirokastra e gurtë, që ndihet në gjithë krijimtarinë e tij, pasqyrohet përmes një rafti, në të cilin janë renditur të gjitha veprat e shkrimtarit që lidhen me vendin e tij të lindjes. Këtu përmendim “Princeshën Argjiro”, “Kronikën në gurë”, “Qyteti verior” etj.

Në raftin tjetër vijojnë autorët klasikë grekë, por jo vetëm, si dhe librat e mitologjisë. S’ka si të mungojë “Makbethi” i Shekspirit, që është nga autorët e tij të pëlqyer. Në raftin e tretë rendit librat nga Moska, vendi ku siç dihet ai ka studiuar. Si objekt i çmuar në këtë muze ruhet ditari i tij personal nga koha e studimeve në Rusi. “Ky është objekti më me vlerë që kemi në shtëpi, sepse është ditari personal nga koha e studimeve në Moskë dhe ai ka dashur ta hapim këtu: është mbarimi i një liste gocash dhe fillim i një liste tjetër. Po flasim për vitet 1959 – 1960 dhe vajzat që ai ka takuar”, thotë ciceronia.

Ata që e kanë vizituar apartamentin Kadare në kohën kur familja jetonte aty e mbajnë mend një gramafon të madh, i cili ishte vendosur në dhomën e pritjes. E pllakat përmes të cilave shkrimtari dëgjonte muzikë ruhen ende në bibliotekën e kësaj dhome. Kur ia hedh një sy kupton se shkrimtari dëgjonte mjaft muzikë të ndaluar asokohe në Shqipëri. Siç duket ai preferonte Michael Jacksonin, “Sting”-un, “ABA”-n, Elvis Presleyn etj.

Dhoma e ndaluar

Për dallim nga dhoma e pritjes, ku hynin e dilnin shumë mysafirë, studioja e punës e Kadaresë ishte një vend privat ku rrallë hynte ndonjë mik i afërt, përveç anëtarëve të familjes së ngushtë. Një oxhak me një kolltuk pranë, rafti i bibliotekës personale, si dhe tavolina e punës janë elementet, të cilat e përbëjnë studion me mure jeshil, ku ulej çdo mëngjes e shkruante shkrimtari. Edhe sot në këtë “Studio-Shtëpi Muze” ruhet makina e shkrimit “Hermes Baby”, ku u shtypën romanet që u shkruan asokohe, duke përfshirë këtu “Dimri i vetmisë së madhe”, “Prilli i thyer” e “Pallati i ëndrrave”.

Ndryshe nga biblioteka e dhomës së pritjes, në bibliotekën e tij personale zinin vend shumë libra që ishin të ndaluar në Shqipërinë e asaj kohe, bie fjala “Dekameroni” i Bokaços, veprat e Ernest Heminguejt etj. Ajo çka bie në sy është se shumica e librave në bibliotekën e tij personale janë në gjuhën ruse, pastaj në gjuhën frënge dhe në gjuhën angleze. “Dhoma e ndaluar” kishte edhe një element të ndaluar. Ndonëse për gjeneratat e reja mund të tingëllojë e pakuptimtë, oxhaku nëpër apartamente ishte i ndaluar në Shqipërinë komuniste për arsyen e vetme, sepse shihej si simbol i borgjezisë.

“Oxhaku është bërë me kërkesë të Ismailit. Maks Velo, arkitekti i ndërtesës, ishte mik shumë i mirë i Kadaresë dhe ia ka plotësuar dëshirën. Është i vetmi apartament i cili ka oxhak, sepse në atë kohë ishte e jashtëligjshme të kishe një të tillë në apartament”, theksoi ciceronia. Megjithatë ky oxhak i ndaluar u bë vend i veçantë për shkrimtarin, sepse rutina e tij e shkrimit ndodhte pikërisht aty në kolltukun para oxhakut.

Duke dëgjuar zhurmën e druve që digjeshin në oxhak në dimër e në verë Kadareja ulej mëngjeseve në kolltukun e tij dhe shkruante në bllokun e vet të bardhë. Të gjitha frymëzimet dhe rreshtat që shkruante në mbrëmje transkriptoheshin me makinë nga e shoqja, Helena.

Dera e sekreteve, e lirisë dhe e ikjes

“Kisha hyrë në mbretërinë e fjalëve. Kjo ishte një tirani e pamëshirshme”. Këto fjalë shkruhen në tavanin e korridorit të apartamentit, i cili ndan kuzhinën nga dhoma e çiftit Ismail e Helena Kadare, dhe ajo e vajzave Gresa e Besiana e që në ballë ka gjënë e rrallë për një apartament: hyrje-daljen e dytë. Edhe kjo derë dytësore, nga e cila hynin e dilnin vetëm familjarët dhe miqtë e ngushtë, ishte kërkesë e veçantë e Kadaresë për arkitektin Velo. Një të ngjashme ai e hapi më pas edhe në apartamentin e shkrimtari Dritëro Agolli, që ndodhet sipër atij të Kadaresë, në katin e katërt. Në këtë derë sot është e vendosur një thënie e Sabaldit, i cili thotë: “Shpeshherë pyes veten cilat janë ato lidhje të padukshme që i përcaktojnë jetët tona dhe si ato lidhen prej fijeve të ndryshme”. Një lidhje e padukshme me botën përjashta ishte për Kadaretë edhe kjo derë. Dijeni për këtë derë kishin vetëm familja e ngushtë dhe miqtë e afërt. Pra nga kjo derë hynin vetëm njerëzit e afërt të tij. Mysafirët e tjerë, postieri, ftesat zyrtare, gjithçka vinte nga dera kryesore. Ky ishte vërtet një sekret”, thotë për gazetën “Zëri” Selaj.

Një nga pjesët e menduara mirë të këtij muzeu është edhe kronologjia e punës së tij e pasqyruar në murin e dhomës së pritjes dhe në atë të parastudios, në të cilin shihet se çka dhe sa ka shkruar Kadareja secilin vit. Ky muze ka edhe “Dhomën e Gjeneralit”, që dikur ishte dhoma e vajzave e sot i dedikohet veprës më të famshme të tij – “Gjeneralit të ushtrisë së vdekur”, si dhe kuzhinën, e cila shërben si dhomë ku përmes katalogëve flitet për kontributin e Ismailit dhe të Helena Kadaresë në kinematografi. Dhoma e çiftit Kadare shërben si hapësirë pune e hulumtimi. Aty stafi i muzeut po digjitalizon dorëshkrimet dhe veprat e tij për t’i bërë pjesë të arkivit të vet. Ky muze është në përkujdesjen e Bashkisë së Tiranës. Pritet që së shpejti si muze të hapet edhe apartamenti i Dritëro Agollit dhe kështu të bëhet një muze i përbashkët i letërsisë.

Tags: ApartamentiBiblotekaKadarejaTirane
Postimi i mëparshëm

Rama ndan një mesazh që i dedikohet posaçërisht fëmijëve

Postimi tjetër

Kosova eksportoi mallra në vlerë prej 288.8 milionë euro

Të ngjajshme Postime

Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli
Shqipëri

Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

16 October 2025
Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë
Shqipëri

Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

16 October 2025
Duka: Fitorja ndaj Serbisë, e paharrueshme – Kosova me potencial të madh
Shqipëri

Duka: Fitorja ndaj Serbisë, e paharrueshme – Kosova me potencial të madh

16 October 2025
Incidenti i sopranos Eva Golemi gjatë shfaqjes La Traviata, reagon TKOB: Gjendja shëndetësore e qëndrueshme
Shqipëri

Incidenti i sopranos Eva Golemi gjatë shfaqjes La Traviata, reagon TKOB: Gjendja shëndetësore e qëndrueshme

28 September 2025
Spiropali: BE duhet t’i heq sanksionet, Institucionet në Kosovë sigurisht duhet të jenë më përgjegjëse
Shqipëri

Spiropali: BE duhet t’i heq sanksionet, Institucionet në Kosovë sigurisht duhet të jenë më përgjegjëse

25 September 2025
Prindërit shqiptarë më të mirët në Evropë për mbështetjen ndaj adoleshentëve
Shqipëri

Prindërit shqiptarë më të mirët në Evropë për mbështetjen ndaj adoleshentëve

24 September 2025
Postimi tjetër
Kosova eksportoi mallra në vlerë prej 288.8 milionë euro

Kosova eksportoi mallra në vlerë prej 288.8 milionë euro

Lajmet e fundit

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

16 October 2025
Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

16 October 2025
Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

16 October 2025
Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu