31 Dhjetori është dita e 365-të e kalendarit Gregorian (dita e 366 në vitine brishtë) – kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 0 ditë.
Ngjarje
1695 – Taksa e dritares vendoset në Angli, duke shkaktuar që shumë pronarë shtëpish t’i mbyllnin dritaret me tulla për të shmangur taksën.
1790 – Del numri i parë i gazetës Efimeris, gazeta më e vjetër greke e cila vazhdon të botohet.
1857 – Mbretëresha Viktoria e Britanisë zgjedh Ottawan, atëherë një qytet i vogël, si kryeqytetin e Kanadasë.
1862 – Presidenti Abraham Lincoln nënshkruan një akt që pranon West Virginian në Bashkim, duke e ndarë Virginian në dy shtete. Gjatë Luftës Civile, banorët e Virxhinias Perëndore donin të qëndronin pjesë e Shteteve të Bashkuara, ndërsa pjesa lindore kërkonte shkëputjen nga Unioni; kjo e shtyu presidentin Linkoln të merrte një vendim të tillë. West Virginia ose Virxhinia Perëndimore është një nga dy shteteve amerikane të formuara gjatë Luftës Civile (1861-1865), së bashku me Nevadën, dhe është shteti i vetmi i krijuar nga ndarja e një shteti. West Virginia dallohet për terrenet malore, luginat dhe lumenj piktoresk, si dhe burimet e pasura natyrore; faktorë që drejtojnë ekonominë dhe jetesën e banorëve, si dhe tërheqin vizitorë të shumtë në çdo stinë të vitit.
1907 – Festimi i parë i Vitit të Ri u zhvillua në Times Square (atëherë e njohur si Sheshi Longacre) në New York. Times Square është një qendër e madhe tregtare dhe një lagje në Midtown Manhattan, në kryqëzimin e Broadwayt (tani kthyer në një shesh vetëm për këmbësorët). Times Square – i cilësuar si “udhëkryq i Botës” ose “Qendra e Universit” – është një nga kryqëzimet më të ngarkuara në botë për këmbësorë, dhe një qendër e madhe e industrisë së botës argëtuese. Sipas një studimi të revistës Travel, Sheshi Times është më i vizituari në botë; pret mbi 40 milion vizitorë në vit.; dhe rreth 350 mijë njerëz kalojnë aty çdo ditë, shumë prej të cilëve turistë apo njerëz që punojnë në këtë zonë. Sheshi Longacre u riemërua Sheshi Times në prill 1904, pasi gazeta the New York Times zhvendosi selinë e saj në ndërtesën e sapo ngritur në këtë shesh. Ndërtesa – tani quhet One Times Square – vendi i rënies vjetore të topit të kristaltë në prag të Vitit të Ri, traditë që filloi më 31 dhjetor 1907.
1923 – Në Londër, tingujt e këmbanës Big Ben transmetohen në radio për herë të parë nga BBC-ja. Që nga ajo kohë programet e BBC-së në krye të çdo ore lajmesh fillojnë me tingujt e Big Benit.
1951 – Plani amerikan Marshall përfundon pas shpërndarjes së më shumë se 13 miliardë dollarëve ndihma për të rindërtuar Evropën. 1951 – Plani amerikan Marshall përfundon pas shpërndarjes së më shumë se 13 miliardë dollarëve ndihma për të rindërtuar Evropën. Në vitin 1946, Shqipëria u shpall Republikë Popullore. Pas kësaj, Tirana zyrtare prish marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe refuzon të përfshihet në Planin Marshall në vitin 1947.
1992 – Çekosllovakia shpërbëhet në mënyrë paqësore në atë që është quajtur si Divorci Kadife, duke rezultuar në krijimin e Republikës Çeke dhe Sllovakisë.
1999 – Qeveria amerikane i dorëzon Panamasë kontrollin e Kanalit, përfshi të gjithë truallin e njohur si Zona e Kanalit të Panamasë.
406 – Vandalët, Alanët dhe Suebianët kaluan Rinin, duke filluar pushtimin e Galisë.
535 – Gjenerali bizantin Belisarius pushtoi plotësisht Sicilinë, duke mundur garnizonin e Gotëve në Palermo.
1757 – Perandorja Elizabetë e Rusisë lëshon dekretin për ta përfshirë Këngisbergun në Rusi.
1759 – Arthur Guiness nënshkruan një kontratë 9000 vjeçare me 45 paund në vit dhe fillon librin e rekordeve Guiness.
1790 – Efimeris, gazeta më e vjetër greke, nga e cila janë ruajtur kopje edhe sot, u publikua për here të pare.
1862 – Lufta Civile Amerikane: Abraham Lincolni firmos një ligj që e pranon Virgjnin Perëndimore në SHBA duke e ndarë kështu Virgjinian mëdysh.
1879 – Thomas Edison demonstron dritën inkadeshente në public për here të pare në Menlo Park në Nju Xhersi.
1946 – Presidenti Harry S Truman zyrtarisht shpalli dhënien fund të luftimeve në Luftën II Botërore.
1951 – Plani Marshall pushon së vepruari pasi shpërndau më shumë se 13,3 miliardë dollarë ndihma për rindërtimin e Evropës.
1955 – Gjeneral Motors bëhet e para korporatë amerikane që realizon 1 miliardë dollar të ardhura.
1991 – Të gjitha institucionet zyrtare të Bashkimit Sovjetik pushuan së vepruari dhe nga kjo datë Bashkimi Sovjetik u shpërbë zyrtarisht.
1992 – Cekosllovakia u shpërbë paqësisht në atë që u quajt në media Divorci i Kadifejtë duke krijuar Republikën Ceke dhe Sllovakinë.
1998 – Mekanizmi i Shkëmbimit Valutor Evropian ngriu monedhat ekzistuese në Eurozonë dhe themeloi monedhën euro.
2009 – Ndodhën njëkohësisht hëna blu dhe eklipsi hënor
2006 – Festa e Vitit të Ri dhe Bajramit të Vogël bien të njëjtën ditë.
1999 – SHBA dorëzuan infrastrukturën dhe administrimin e Kanalit të Panamsë, shtetit të Panamasë
2008 – Në fshatin Llabunishtë të Komunës së Strugës u organizua një manifestim solemn me rast të ndërrimit të emrit së Shkollës Fillore prej në SH.F “Marshall Tito” në SH.F “Murat Labënishti” ku morrën pjesë më shumë se 5000 qytetar.