Për të mbushur specat nevojiten:
· 500 gr mish i bluar,
· 2 karrota,
· 2 domate t ë mesme
· 200 ml sos domatesh,
· 2 filxhana të kafes turke oriz,
· Specat per mbushje sipas dëshirës
· 2 qepë të grira imët, piper të kuq,
· piper të zi,
· veget, hudher dhe pak majdanoz
Përgaditja:
Qepët i skuqim pak me vaj që të zbuten ia shtojmë mishin e pastaj të tjerat me rend, i kaverdisim te gjitha bashkë në zjarr jo shumë të fort ë dhe i mbushim specat që i kemi pastruar më parë. I pjekim në temperaturë 200 gradë për 45 minuta. 15 min para se t’i largojmë nga furra përgadisim 500 ml kos me pak hudhër dhe i mbulojmë specat e fusim prap në furr ë edhe për 10-15 minuta.
Recetë nga Suzana Syla