• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Thursday, 8 January, 2026
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Ngritet aktakuzë ndaj ish-ministrit të bujqësisë

J G nga J G
30 December 2019
në Kosovë
0 0
0
Ngritet aktakuzë ndaj ish-ministrit të bujqësisë
4
SHPERNDARJE
20
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Departamentin Special në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër tetë të pandehurve N.R., K.H., Sh.Z., E.Gj., Sh.M., L.Th., L.K dhe A.Z., për veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, sipas KPRK-së.

N.R., K.H., Sh.Z., dhe E.Gj., në bashkëveprim gjatë vitit 2018, me qëllim që t’u mundësojnë përfitime në mënyrë të kundërligjshme disa kompanive, kanë vepruar në mënyrë të kundërligjshme, si dhe me qëllim kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin 04/L-090 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 03/L-098 për bujqësi dhe zhvillim rural, neni 5.1, neni 8, neni 13, paragrafi 1.2 , neni 4, neni 14.2, Ligji 03/L-098 për bujqësi dhe zhvillim rural, neni 8 dhe 9, Rregullores (QRK) nr. 37/2013, neni 7.1, paragrafi 1.1, Udhëzuesi dhe Doracaku për hartimin e konceptit të dokumenteve nga Zyra e Kryeministrit.

I pandehuri Nenad Rikallo në cilësinë e ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) ka tejkaluar kompetencat e tij, duke hartuar një “program të veçantë”, pa buxhet të veçantë të ndarë për këtë projekt, ka vendosur mbi kriteret, ka përcaktuar regjionet për financim, shumën e grantit, duke i anashkaluar edhe procedurat e rregullta të hartimit të programit të veçantë, që ishte kompetencë e Departamentit të Politikave të Zhvillimit Rural në MBPZHR, duke mbivendosur në mes të masave me programin e rregullt. Po ashtu, më 26.03.2018 në mënyrë të kundërligjshme ka lëshuar vendimin për hartimin e politikave të reja për zhvillim të mëtutjeshëm të infrastrukturës rurale dhe ngritjes së konkurrencës në zonat rurale më pak të zhvilluara, me ç’rast edhe programin e dorëzon vetë, të përfunduar, ndërsa komisionin e kishin formuar vetëm formalisht.

Ndërsa, i pandehuri K.H. në cilësinë e sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka tejkaluar kompetencat e tij, duke nxjerrë në mënyrë të kundërligjshme vendimin për t’iu mundësuar përfitim në mënyrë të kundërligjshme kompanive të ndryshme, ka emëruar grupin punues në përbërje prej 11 anëtarësh për përgatitjen e investimeve në infrastrukturë rurale, duke qenë në dijeni se ky grup nuk është kompetent dhe nuk ka njohuri për përpilimin e këtij programi, derisa ishte në dijeni se ky grup ishte vetëm formal, duke ditur se drafti është dorëzuar nga vetë ministri N.R.

I pandehuri Sh.Z. në cilësinë e personit zyrtar në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, gjatë vitit 2018, duke vepruar në mënyrë të kundërligjshme ka hartuar dhe aprovuar Udhëzimin Administrativ nr. 09/2018 për zbatimin e programit të veçantë “Zonat rurale më pak të zhvilluara”, edhe pse e kishte ditur që ky program ishte hartuar në kundërshtim me Ligjin 04/L-090, për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 03/L-098, për Bujqësi dhe Zhvillim Rural dhe Rregulloren (QRK) nr. 37/2013, duke i anashkaluar procedurat e rregullta të hartimit të programit të veçantë që është kompetencë e Departamentit të Politikave për Zhvillim Rural në MBPZHR.

Ndërsa, i pandehuri E.Gj., në cilësinë e personit zyrtar Ushtrues i Detyrës së Kryeshefit të AZHB-së, në mënyrë të kundërligjshme ka marrë vendimin për formimin e grupit punues, i cili do të bënte kontrollin administrativ, vlerësimin, miratimin dhe kontraktimin e projekteve të masës së infrastrukturës rurale, në përbërje prej: L.K, Sh.M, A.Z dhe L.Th, duke anashkaluar faktin se ky ekip duhej të formohet nga drejtori, të monitorohej nga drejtori dhe të raportonte te Drejtori i Drejtorisë për Miratimin e Projekteve dhe Zhvillim Rural. Kështu që, i pandehuri E.Gj., me qellim ka vepruar në atë mënyrë që t’u mundësonte përfitim kompanive të ndryshme, në mënyrë të kundërligjshme, ngase vetë ishte pjesë e grupit kur ministri ua kishte dorëzuar draftin e gatshëm, duke vepruar në ketë mënyrë, buxhetit të Republikës së Kosovës në bashkëveprim i kanë shkaktuar dëm në vlerë prej 4.000.000 euro.

Me këto veprime të pandehurit N.R, K.H, Sh.Z, dhe E.Gj., në bashkëveprim kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Po ashtu, Prokuroria Speciale, njofton se të pandehurit, Sh.M, L.Th, L.K dhe A.Z., më 14.08.2018, duke bashkëvepruar në cilësinë e personave zyrtarë pranë MBPZHR-së, duke vepruar në mënyrë të kundërligjshme, me qëllim që t`u mundësojë përftime në mënyrë të kundërligjshme disa kompanive, të cilat nuk i kanë plotësuar kushtet ligjore të përcaktuara me Udhëzimin Administrativ 09/2018, për zbatimin e programit të veçantë “Zonat rurale më pak të zhvilluara”, në bashkëveprim kanë kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Tags: AktakuzëKPRKNenad RikalloProkuroria
Postimi i mëparshëm

Aksident i rëndë trafiku në Laç

Postimi tjetër

Recetë e njohur nga mjekët për largimin e toksinave nga trupi!

Të ngjajshme Postime

Malaj thirrje turistëve: Pajisuni me mjetet e domosdoshme dhe shijoni Kosovën në mënyrë të sigurt
Kosovë

Malaj thirrje turistëve: Pajisuni me mjetet e domosdoshme dhe shijoni Kosovën në mënyrë të sigurt

8 January 2026
Deri në 90 minuta pritje për të dalë nga Kosova
Kosovë

Deri në 90 minuta pritje për të dalë nga Kosova

8 January 2026
Rritet niveli i ujit në Ibër, evakuohen banorë nga Mëhalla e Boshnjakëve në veri
Kosovë

Rritet niveli i ujit në Ibër, evakuohen banorë nga Mëhalla e Boshnjakëve në veri

8 January 2026
39 të arrestuar në aferën e BKS-së, transaksioni më i lartë 68 mijë euro
Kosovë

39 të arrestuar në aferën e BKS-së, transaksioni më i lartë 68 mijë euro

8 January 2026
“Lutu për Kosovën”, Granit Xhaka me postim emocionues pas vërshimeve në Kosovë
Kosovë

“Lutu për Kosovën”, Granit Xhaka me postim emocionues pas vërshimeve në Kosovë

8 January 2026
Gjendja shëndetësore e familjes nga Kosova që u aksidentua derisa po kthehej në Gjermani
Kosovë

Gjendja shëndetësore e familjes nga Kosova që u aksidentua derisa po kthehej në Gjermani

8 January 2026
Postimi tjetër
Recetë e njohur nga mjekët për largimin e toksinave nga trupi!

Recetë e njohur nga mjekët për largimin e toksinave nga trupi!

Lajmet e fundit

Malaj thirrje turistëve: Pajisuni me mjetet e domosdoshme dhe shijoni Kosovën në mënyrë të sigurt

Malaj thirrje turistëve: Pajisuni me mjetet e domosdoshme dhe shijoni Kosovën në mënyrë të sigurt

8 January 2026
Aksioni për keqpërdorimet në BKS, Policia me njoftim: Arrestohen 39 persona dhe sekuestrohen mbi 1.3 milion euro

Aksioni për keqpërdorimet në BKS, Policia me njoftim: Arrestohen 39 persona dhe sekuestrohen mbi 1.3 milion euro

8 January 2026
Presidenti Begaj për përmbytjet në vend: Banorët të ndjekin udhëzimet e strukturave përgjegjëse për evakuimin e tyre

Presidenti Begaj për përmbytjet në vend: Banorët të ndjekin udhëzimet e strukturave përgjegjëse për evakuimin e tyre

8 January 2026
Presidenti gjerman thotë se SHBA-të po shkatërrojnë rendin botëror

Presidenti gjerman thotë se SHBA-të po shkatërrojnë rendin botëror

8 January 2026
Zjarr në një objekt në Prishtinë

Zjarr në një objekt në Prishtinë

8 January 2026
Deri në 90 minuta pritje për të dalë nga Kosova

Deri në 90 minuta pritje për të dalë nga Kosova

8 January 2026
Rritet niveli i ujit në Ibër, evakuohen banorë nga Mëhalla e Boshnjakëve në veri

Rritet niveli i ujit në Ibër, evakuohen banorë nga Mëhalla e Boshnjakëve në veri

8 January 2026
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu