Sot rreth orës 10:00 një kamion është përfshirë nga flakët më magjistralen Prishtinë-Pejë (në dalje të Fushë Kosovës).
Klan Kosova ka siguruar fotografi dhe video nga vendi i ngjarjes ku mund të vërehet se kamionit që po bartte disa shtylla prej betoni, i janë djegur të dy gomat e pasme.
Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur që ta fikun zjarrin. Nuk raportohet për ndonjë person të lënduar nga ky incident.