Një vepër penale “lëndim i lehtë trupor”, ka ndodhur në Prizren në mëngjesin e të së dielës.
Sipas njoftimit të Policisë disa persona të dyshuar të panjohur në një restorant ku ishin katër shtetasit e Shqipërisë, dy femra dhe dy meshkuj, të cilët kishin për ta përcjellë një organizim muzikor në një diskotekë në Prizren, i kishin sulmuar ata, shkruan InLajmi.
Viktimat kishin pësuar lëndime trupore ndërsa të dyshuarit një larguar nga vendi i ngjarjes. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, rasti vazhdon të hetohet./InLajmi