Eni Koci dhe Genc Prelvukaj janë bashkë pothuajse prej dy vitesh, dashuria e të cilëve është përfolur e stërfolur shumë.
Mediat kanë shkruar shumë për ata pasi që dëshironin ta mbanin të fshehtë lidhjen e tyre por kjo gjë mbeti pak, shkruan InLajmi.
Genci i propozoi bukuroshes nga Shqipëria nëntorin e kaluar në Plavë që mund të vlerësojm se këngëtari kosovar është romantik pasi në propozim ishte përkujdesur për cdo detaj, duke filluar nga qirinjt, me serenatë në një vend me rreze të yjeve të natës.
Propozimin e bënë publik në fillim të 2019-s dhe mesa duket, dasmën do ta bëjnë përgjatë 2020-s.
Cifti ka në plan një dasmë të madhe, me një numër të madh të ftuarish, shumë prej tyre personazhe të njohur.
Dy këngëtarët e pranuan romancën e shumëpërfolur gjatë festës së përvitshme të 2018-s “Op Labi Party,” që moderon Labinot Gashi./InLajmi/