Presidenti i Kosovës, Hahsim Thaci përmes një postimi në Facebook ka rikujtuar heroin e Kosovës, Mehë Ukën i cili para 23 viteve i ishte inskenuar vrasja nga forcat serbe, shkruan InLajmi.
Ai ka thënë se Uka ishte gjithmonë në ball të protestave studentore dhe kaloi shumë vite burg, vrasja e të cilit mbetet më misterioze në histroinë e heronjve tanë.
“Sot kujtojmë Heroin e Kosovës, Mehë Ukën, të cilit para 23 vjetësh i ishte inskenuar vrasja aksidentale në një pritë nga forcat serbe. Mehë Uka ishte vizionar dhe atdhetar i dëshmuar. Ai kaloi shumë vite në burg si i burgosur politik, sepse ishte gjithmonë në ballë të protestave studentore dhe çdo organizimi për lirinë e popullit tonë. Vrasja e tij mbetet një prej vrasjeve më misterioze në historinë e heronjve tanë, por i mistershëm nuk do të mbetet asnjëherë kontributi i tij i madh për lirinë tonë dhe unitetin kombëtar“, ka shkruar presidenti Thaci./InLajmi/