Kryetari i Këshillit Kombëtar i Nismës Sociademokrate, Jakup Krasniqi ka reaguar pas kërcënimit nga anëtari i Nismës, Haxhi Hoti kundrejt Albin Kurti.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se Nisma që nga fillimi ka qenë dhe është kundër cdo dhune, shkruan InLajmi.
“NISMA QË NGA FILlIMI KA QENË DHE ËSHTË KUNDER ÇDO DHUNE A KËRCËNIMI
ISHIM DHE JEMI PËR DREJTËSI E SHTET LIGJOR – kushdo që është jashtë kësaj fryme , nuk është NISMË!
Bashkë për shtetin, armiqt I mbajmë jashtë kufirit!
Bashkë për çdo gjë që është në interes të kombit e shtetit!
Jo bashkë në armiqësi!
Jo bashkë në sharje e kacafytje!
Jo bashkë për krim e korupsion!
Jo bashkë për të kapur shtetin dhe asnjë segment të tij!
Jo bashkë në kusari, padije e hajni!
NISMA Socialdemokrate në të gjitha interesat që kërkojnë bashkimin për kombin e shtetin në çdo kohë ka qenë e do të jetë bashkë!
Të gjitha të tjerave që demtojnë kombin e shtetin, dinjitetin e integritetin e çdo njeriu, ju thotë Jonë e madhe!
P. S
Na vije keq që në shoqërinë tonë vetëm lajmi i keq bëhet lajm!“, ka shkruar Krasniqi./InLajmi/