29 Dhjetori është dita e 363-të e kalendarit gregorian (dita e 364-t në vitin e brishtë) – kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 2 ditë.
1809 – Në Boston lindi Albert Pike, studiues i feve, qytetërimeve dhe filozofive të botës – gjithmonë i etur për njohuri, me bibliotekë personale tepër të pasur, e cila ruhet sot në Shtëpinë e Tempullit Scottish Rite në Uashington, DC. Libri “Morals and Dogma” është vepra e tij kryesore mbi studimin krahasues të besimeve fetare. Në rreth 800 faqe, Pajk shpjegon se çfarë kanë besuar kulturat e lashta dhe si kanë ndikuar ato besimin dhe moralin e sotëm. Albert Pike ishte jurist, ushtarak, shkrimtar; në luftën civile amerikane u rendit kundër bashkimit; u shpall tradhtar, u amnistua nga miku i tij Andrew Johnson, ish-president që u be president pasi Linkolni u vra; nga lufta, Pike doli i varfëruar, jetoi me hua e lëmosha derisa qeveria i lidhi pension; më 1889, Kongresi miratoi rezolutën për ngritjen e një statuje për nder të tij; Albert Pike, është e vetmja figurë konfederaliste me shtatore në kryeqytetin Uashington (Judiciary Square). Vdiq në vitin 1891; la pas shumë shkrime në fushën juridike; vazhdimisht shkroi poezi; Universiteti Harvard i dha titullin Ph.D, por Pike nuk e pranoi; kolegët e shihnin si rimishërim të Platonit, Homerit, Zoroasterit; ishte mason, ashtu si shumë personalitete të asaj kohe. Albert Pike shkruan se Shqiponja dykrerëshe përfaqëson fuqinë dhe aftësinë prodhuese të Natyrës, si figura e njeriut me dy koka, një mashkull tjetra femër – Perëndia dhe Natyra. Kjo shqiponjë dy krerëshe prej kohësh është përdorur si emblemë e ritit skocez Mason dhe mendohet të jetë emblema e më e vjetër ose shenja e parë heraldike në botë.
1918 – Federata Pan-Shqiptare e Amerikës, Vatra, nën kryesinë e Anastas Pandelit, zhvillon një konference për filluar krijimin e një Fond montar Kombëtar, për të mbështetur çështjen e të drejtave kombëtare në Konferencën e Paqes në Paris. Në përgjigje të thirrjes, emigrantet shqiptarë në Shtetet e Bashkuara mblodhën një shumë prej 150 mijë dollarësh, pjesa më e madhe e së cilës iu dërgua përfaqësuesve të Vatrës në Paris për të ndihmuar përpjekjet e tyre në mbrojte të pavarësisë dhe tërësisë tokësore të Shqipërisë.
1170 – Thomas Becket, Arkipeshkv i Knatërberit vritet në Kanterberit nga njerëzit e Mbretit Henry II, më vonë ai bëhet shenjt dhe martir në Kishën Anglikane dhe Kishën Katolike.
1427 – Ushtria Ming fillon tërheqjen nga Hanoi, duke i dhënë fund sundimit kinez në Vietnam.
1778 – Lufta Revolucionare Amerikane – 3000 ushtarë britanikë nën komandën e nënkolonelit Archibald Campbell pushtuan Savannahu, Xhorxhia
1846 – SHBA aneksuan Republikën e Teksasit
1911 – Mongolia shpalli pavarësinë
Lindje
- 1800 – Charles Goodyear, shpikës amerikan (vdiq 1860
- 1808- Andrew Johnson, presidenti i 17-të i SHBA-së (v. 1875).
Vdekje
- 1911 – Joseph Pulitzer gazetar dhe publicist amerikan
- 1924 – Carl Spitteler, poet zviceran, nobelist
- 1926 – Rainer Maria Rilke, shkrimtar austriak
- 1981 – Miroslav Krlezha, letrar dhe enciklopedist kroat.