Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani, është deklaruar për senacën e djeshme të Kuvendit të Kosovës.
Në emisionin Pressing, Osmani ka thënë se Vetëvendosja ka goditur LDK-në.
“Unë jam e bindur se dje Vetëvendosja i ka dhënë një goditje të madhe LDK-së por është një përgjegjësi e rëndë që ka rënë mbi supet tona”, ka thënë Osmani.
Gjatë ditës së djeshme në seancën konstitutive kryetar i Kuvendit është zgjedhur Glauk Konjufca me propozim të liderit të VV-së, Albin Kurti, ndërsa nënkryetar janë zgjedhur, Arbërie Nagavci, Blerim Shala dhe Memli Krasniqi.