Arbërie Nagavci nga Lëvizja Vetëvendosje u zgjodh dje nënkryetare në seancën konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës, shkruan InLajmi.
Ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook ka falenderuar përzemërsisht për urimet e shumta me rastin e pranimit të përgjegjësisë së nënkryetares së Kuvendit!
“Me nder e përkushtim do të angazhohemi në zbatim të obligimeve kushtetutuese, ligjit e rregullores , do të kryesojmë legjislativin në funksion të shtetit të së drejtës, me respekt e efikasitet”, shkroi Nagavci.
Postimi i plotë i saj:
Të dashur miq,
Ju falenderoj përzemërsisht për urimet e shumta me rastin e pranimit të përgjegjësisë së nënkryetares së Kuvendit!
Mirënjohëse pafundësisht për vlerësimin dhe besimin e Kryetarit Kurti dhe Lëvizjes VETËVENDOSJE! që unë të jem në këtë pozitë!
Faleminderit dhe kolegëve deputet që na dhanë besimin duke na votuar!
E nderuar që do të jem në krah të Glauk Konjufcës dhe do të përfaqësojmë LV! në këto pozita të rëndësishme!
Me nder e përkushtim do të angazhohemi në zbatim të obligimeve kushtetutuese, ligjit e rregullores , do të kryesojmë legjislativin në funksion të shtetit të së drejtës, me respekt e efikasitet.
Uroj që sa më parë të filloi punën dhe Qeveria Kurti e të ecim para bashkarisht drejt ndryshimeve në të mirë të qytetarëve dhe vendit tonë.
Shëndet, mbarësi e suksese!/InLajmi