Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar urime të shumta për festat e fundvitit.
Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, e ka uruar presidentin Thaçi për festat e fundvitit.
“Afrimi i vitit të ri më jep mundësinë që të shpreh urimet më të sinqerta për paqe, prosperitet dhe lumturi për ju dhe vendin tuaj”, thuhet në urimin e presidentit Mattarella.
Urime për festat e fundvitit presidenti Thaçi ka pranuar edhe nga Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe. Por, edhe nga Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
Një urim për këtë fundvit, po ashtu, Thaçi e ka pranuar edhe nga Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach.
Ditë më parë, popullin e Kosovës e kanë uruar për festat e fundvitit edhe Presidenti i Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier, Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq, si dhe nga Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nausėda. /InLajmi