Kanë arritur deputetët e legjislaturës së shtatë të LVV në sallën e Kuvendit të Kosovës, të cilët tashmë kanë filluar të nënshkruhen në hyrje të sallës dhe të zënë vendet e tyre.
Lideri i VV-së, Albin Kurti e emra të shumtë të Vetëvendosjes tashmë kanë arritur në Kuvend teksa edhe pritet që shumë shpejtë të nis seanca për konstitumin e Parlamentit të Kosovës. Në këtë legjislaturë VV si parti fituese e zgjedhjeve do të ketë pozicionim ,ku deputetët e kësaj partie do të kenë ulëset në mes të sallës, shkruan IndeksOnline.
Betimi i deputetëve do të jetë si pikë e dytë, kurse zgjedhja e Kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit është pikë e tretë e rendit të ditës në këtë seancë.