Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së LDK-së e cila ka nisur në orën 10:00 të mëngjesit.
Pas saj Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se në këtë takim të sotëm është diskutuar për seancën e konstituimit të Kuvendit që të thirrur për sot në orën 15:00.
Ai ka dhënë ofertën e re për Vetëvendosjen para se të shkohet në seancën konstituive të Kuvendit.
“Duam që ministritë t’i kemi, 5 për LDK dhe 5 për VV, nga një nënkryetar i kuvendit sipas kushtetutës i takojë secilit nga grupet. LDK propozon kandidatin për President që plotëson të gjitha kushtet dhe ne mbesim pas asaj që pas zgjedhjes së Presidentit, LVV t’i ipet një ministri nga LDK dhe me këtë proporcioni në Qeveri do të mbetej 6:4, nga momenti që zgjedhjet presidenti”, tha Mustafa.
“LVV do të ketë më shumë pozita sepse tani do të ketë 7 pozita qeveritare, ndërkaq më vonë kur do ta bënim zëvendësimin me President do të mbesim me shtatë kurse ata me 10. Nëse LVV nuk është gati për këtë marrëveshje dhe sheh LDK si pengesë se po deklarojë sot se LDK është e gatshme të heq dorë nga kërkesat për përgjegjësi, duke ia lënë këto pozita VV”.
Mustafa tha se LDK është e gatshme që të votojë me 28 deputetë për institucione të reja, “kryetarin e kuvendit dhe Qeverinë pa LDK, nëse nuk janë të gatshëm që të bashkëqeverisin me ne”.
“Nëse ne tërhiqemi nga përgjegjësitë qëndrojmë si parti opozitare, sepse parti ndërmjetëse në Kuvend nuk ka”, përcjell Insajderi.
“Për sot me Kushtetutë i takon që VV ta bëjë propozimin për kryetar të Kuvendit. Për propozimin e Kurtit të fundit, ne konsiderojmë që ata dëshirojnë ta zhbëjnë marrëveshjen që kemi pasë më parë.